Korrupsion zgjedhor në qeverinë e Austrisë, Strazimiri: Pse Kurtz ndryshon nga Rama

Korrupsion zgjedhor në qeverinë e Austrisë, Strazimiri: Pse Kurtz ndryshon nga Rama

14:22, 18/05/2019
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri   

Austria në krizë qeveritare!

Sipas mediave gjermane, Zëvendës Kancelari Strache, ka komunikuar me disa biznesmenë në Ibiza në 2017, duke premtuar tendera në këmbim të mbështetjes në fushatë elektorale...

Biznesmenët (jo trafikantë droge) i janë ofruar ta ndihmojnë përmes blerjes së gazetës ‘Kurier’ (jo me çantë me pare)!

Sapo lajmi është marrë vesh zëvendës Kancelari Strache ka dhënë dorëheqjen nga qeveria po e po, por edhe nga drejtimi i partisë!

Kancelari Kurz, ‘çuditërisht’ nuk tha ‘që nuk është provë’, as ‘të shohim si do vendosë drejtësia’, as ‘është i pafajshëm derisa të dënohet’...

JO!

Pritet të dalë dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme, megjithëse nuk rezulton që premtimet e Strache ndaj biznesmenëve në fjalë, të jenë vënë në jetë gjatë këtyre 2 viteve në pushtet...

Komentet dhe analizat, thonë se imazhi i shtetit dhe vetë procesit elektoral, është dëmtuar rëndë vetëm dhe thjesht për faktin se një politikan i lartë është përfshirë në një bisedë që nuk duhej të kishte ndodhur, në një vend ku nuk duhej të ishte kurrsesi, në një moment kur po përgatiste premtimet për popullin austriak!

Austriakët nuk do të kenë nevojë të dalin në rrugë kundër Sebastian Kurz e as t’i kërkojnë opozitës të dorëzojë mandatet e të bashkohet me ta!!!

As ambasadorët e akredituar në Vjenë nuk do të prononcohen në asnjë rast sepse personat e përfshirë, pavarësisht se në ç’rrethana, janë larguar duke kërkuar falje, brenda pak minutash nga dalja e lajmit!

Kjo, jo sepse janë ‘burra të mirë’, e as ‘çuna me sedër’!!!

JO!

Në Austri drejton LIGJI, jo Kryeministri!

Në Austri sistemi është DEMOKRATIK, e jo një shëmtirë që e paketojnë që t’i ngjasojë!!!!

KAQ!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz18/05/2019 14:48

Kurz ndryshon sepse eshte shoku Fate Veles, i atij hajvanit qe ne kalane e Kanines, na hypi heroin kombetar mbi gomar!!! Kurzi i tha Fate mavrise, te fala mi bej Edit! Keshtu na mashtroi Fate ziu, a thua se Kurzi na e kishe Edvin dylberin, shok lagje. Pika o Ridhjersa, pika!!!

Shto koment

Denonco