Artikulli i 'Bild'/ Ish-oficeri i antidrogës lëshon 'bombën' në Syri.net: S'keni parë asgjë akoma...

Artikulli i 'Bild'/ Ish-oficeri i antidrogës lëshon 'bombën' në Syri.net: S'keni parë asgjë akoma...

16:08, 17/05/2019
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për Syri.net, ish oficeri i policisë, Dritan Zagani, ka folur mbi artikullin e bujshëm të “Bild”, duke mos kursyer edhe akuzat për kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është shefi i mafias në vend.

“Të kesh mafian tek ne do të thotë të kesh gjithçka. Ka një sistem gjyqësor nën thundrën e politikës dhe komandën e Edi Ramës personalisht. Çfarë do bëjë Edi Rama? Atë që di të bëjë më mirë, mafian ose shefin e mafias”, u shpreh Zagani.

Sa i përket artikullit dhe atë që kishte folur me autorin e tij, Zagani deklaroi se gazetarët gjermanë e njihnin shumë mirë situatën në Shqipëri.

“Unë e kam deklaruar në një status në facebook, ta konfirmoj edhe live. Kam qenë kontakti i parë i autorëve të këtij shkrimi që po ndiqte mafian shqiptare që po zgjat tentakulat edhe në Gjermani. Duke ndjekur linjën e mafias, i çuan te koka që është në Shqipëri. Pranova me kënaqësi, edhe me Newsbomb po qe nevoja, jo me Bild që është më e madhja në Europë. E njihnin situatën në Shqipëri, edhe për personin tim dhe historinë time. Kishin informacion të jashtëzakonshëm për vendin tonë. Komunikimet e mia me ta nuk i keni parë akoma. Dhashë edhe unë referencat e mia. I lejova vetes të flas diçka më tepër", u shpreh ish-oficeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco