Ura e cila vazhdon të ndajë shqiptarët e serbët e Mitrovicës për dy dekada

Ura e cila vazhdon të ndajë shqiptarët e serbët e Mitrovicës për dy dekada

14:54, 16/05/2019 Nga B.T
A+ Aa A-

Vazhdon akoma ta ndaj jugun me veriun, apo shqiptarët dhe serbët e Mitrovicës, është fjala për urën e Ibrit  tashmë të njohur ndërkombëtarisht. 

"Syri.net Kosova", ju sjellë një copëz reportazhi nga ura kryesore që ndan shqiptarët dhe serbët  apo jugun me veriun. 

Posa i afrohesh kësaj ure që ndan qytetin në dysh nga jugu drejt veriut, pakësohen edhe lëvizjet e qytetarëve, derisa për automjete rruga është e bllokuar. 

Afër urës së rinovuar vazhdon të qëndroi gjithnjë një automjet policie vendëse, ku policët shqiptarë kujdesen për sigurinë, derisa në rrugë janë vendosur edhe hekura për të mos vazhduar tutje automjetet.

Image

Të pakët janë kalimtarët që lëvizin andej e këndej urës ndarëse në vija etnike edhe pas njëzetë vjetëve, sesa në pjesët e tjera të këtij qyteti të ndarë.

Si në jugë ashtu edhe në veri shihen qytetarë të shumtë e vërehet gjallëri, por mbi e afër urës ka numër të pakët të tyre.

Posa kalohet në pjesën e veriut po ashtu një makinë policie vendore me policë serbë vëzhgojnë secilin qytetarë që kalon nga jugu andej urës në veri. Krahas saj  është edh enjë kaminë e blinduar e karabinierëve italianë që kujdesen po ashtu për sigurinë. 

Derisa ne kalojmë andej urës nëpër trotuar pak sa të frikësuar,  ATomi fare nuk merr guximin të na bashkëngjitet, duke  shikuar nga ura lëvizjet tona, derisa Didi realizon edhe një foto duke bërë shqiponjën me duar nga veriu..  

Edhe ata pak qytetarë që kalonin nga jugu në veri e bëjnë atë jo si në pjesët tjera të vendit, por nën ethet e frikës. 

Image

Pra në cep të dy anëve të urës shihen policë ku në jugë janë shqiptarë e në veri janë serbë, të cilët sidomos andej Ibrit nuk lënë pa vëzhguar secilën lëvizje të vizitorëve nga jugu.

Derisa ura në jugë është funksionale, në veri janë vendosur betona për të mos kaluar andej e këndej me makina, pos në këmbë.  Pos këtyre betoneve të vënë andej rrethit në veri vazhdon të mbetet një mur dhe se sheshi përreth atij muri nuk është rregulluar  dhe ku shihen edhe kocka betoni, rërë e materiale tjera ndërtimi.

Derisa nga jugu mbi urën e Ibrit janë kryer punimet në anën tjetër në veri ato kanë ngecur siç e po shihen në fotografitë e realizuara.

Në cep të urës së Ibrit nga ku edhe nisë veriu i qytetit shihen pengesa jo të pakët si rruga e trotuari të papërfunduara. Për të kaluar në pjesën e banuar me serbë duhet kaluar nëpër gjësendet e lartë përmendura.

Posa kalon andej policët serbë të vëzhgojnë secilën lëvizje që bënë. Pos kësaj pune si duket ata obligime ligjore nuk kanë në atë pjesë ku nuk ka zbatim ligji e rendit të Kosovës.

Image

Vazhdojmë ecjen në sheshin në veri ku valëvisin flamuj të shumtë serbë e ku nuk mungojnë as ata rusë. Dielli kishte bërë që në terasat e lokaleve në veri të ketë përplot klientë, e derisa ne realizonim disa fotografi, na shikonin nga kureshtja si mysafirë e të panjohur. 

I bëjmë një sheti qendrës së veriut, ku shihen  edhe në biznese mbishkrimet cirilike, shitblerjet bëhen me dinarë. Andej akoma lëvizin automjete me targa ilegale apo me ato të pushtetit paralel KM e të tjera.

Askund nuk shihet ndonjë logo apo element i shtetësisë së Kosovës, pos targave të automjeteve policore dhe emblemave të policëve në krahë.

Kthehemi nga veri në jugë me shpresë se herë tjetër do të kalojmë mbi urën e hapur dhe  të lëvizim andej më të sigurt, por se nuk dihet kur do të ndodh kjo. 

E rëndësishme atje është që situata e sigurisë është e mirë edhe pse edhe qytetarët jo vetëm shqiptarë, por edhe ata serbë jo rrallë herë vazhdojnë të ndihen të pasigurt nga grupet kriminale të financuara nga Serbia.

Derisa qyteti vazhdon të mbetet i ndarë, po vazhdon fushata zgjedhore për kryetar komune, ku garojnë dy kandidatë shqiptarë dhe ish kryetari serbë.

ImageKanë kaluar disa vjet që është premtuar hapja e urës dhe lëvizja në të gjithë qytetin, por si duket këto premtime kanë qenë vetëm mashtrime të politikanëve e zyrtarëve qeveritar e atyre lokal.

Disa herë janë dhënë edhe afate kohore për hapjen e urës apo bashkimin e qytetit, por deri më sot nuk ka ndodh dhe nuk dihet kur do të ndodh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco