Znj.Spiropali, nuk jam unë përballë, kini kurajon të përballeni me PD!

Znj.Spiropali, nuk jam unë përballë, kini kurajon të përballeni me PD!

07:47, 15/05/2019
A+ Aa A-

Një intervistë me tone të ashpra është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” mes Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë Rama, Elisa Spiropali dhe gazetarit Blendi Fevziu. Në lidhje me zgjedhjet e 2017-ës dhe dosjen 339, Fevziu tha se “personat e përgjuar nga prokuroria minimalisht duhej të thirreshin dhe të pyeteshin”.

Elisa Spiropali: Pyeteni prokuroren, pyeteni kryeprokuroren…

Blendi Fevziu: Kryeprokuroren e keni zgjedhur ju në kundërshtim të plotë të opozitës.

Elisa Spiropali: Kryeprokurorja e ka shpjeguar qartë që dosja është shumë voluminoze. Nga ai dyshek ju të nxirrni pleshtin e zgjedhjeve të vjedhura në 2017 ku nga 35 mijë komisionerë, nuk pati asnjë ankesë…

Blendi Fevziu: Zonja Spiropali, e para mos mu drejto me ju, sepse, se ç'nxjerr unë, nuk jam me ty përballë, ke PD dhe kur të kesh kurajo të përballesh me PD…

Elisa Spiropali: Po i referohem shqetësimit, zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Po pra, dakord, por mos mu drejto mua.

Elisa Spiropali: Mirë, ata dakord. Ti referohen një palë zgjedhjeve ku nuk pati asnjë ankesë në asnjë nivel, ku kreun e KQZ e kishte propozuar opozita për herë të parë në histori, ku shumicën e kishte opozita, nuk pati asnjë ankesë në Kolegj Zgjedhor. Kjo është qesharake…

Blendi Fevziu: Tani jemi në këtë situatë, janë të paktën 4 parti të mëdha të opozitës, përfaqësojnë gati 50 për qind të votuesve. Ta zëmë që janë gabim dhe janë hedhur në një aventurë, ju me 50 për qindshin tjetër, çfarë do të bëni, do të hapni luftë civile?

Elisa Spiropali: Jo vetëm nuk do hapim luftë civile, por do e mbrojmë vendin nga ata që tentojnë ta destabilizojnë duke penguar zgjedhjet.

Blendi Fevziu: Janë 50 për qind…

Elisa Spiropali: Jo zoti Fevziu, është PD dhe LSI dhe aleatët e tyre joparlamentarë që kanë zgjedhur të mos hyjnë në zgjedhje…Ata votues nuk i kemi lënë ne pa përfaqësim, kishte shansin të regjistronte kandidatë deri mbrëmë. Ne nuk jemi këtu për të zgjidhur krizat e PD dhe LSI, jemi këtu për të garantuar qeverisje, për t’iu përgjigjur datën kushtetuese për zgjedhje dhe për të siguruar rend dhe ligj. Të gjithë ata që do të tentojnë të pengojnë shqiptarët të votojnë duke dashur ta destabilizojnë Shqipërinë do pendohen sepse do të përballen me ligjin që e kemi votuar sëbashku në parlament./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz15/05/2019 15:54

O bo bo, na u nxeh edhe spiropiçka qe ja fut llapen deri ne brendesi te zorres se trashe edvin bajges!

keli15/05/2019 11:40

Kjo Elisa Spiropali eshte nje lake i lindur. Neqoftese nuk pati atehere asnje ankim per zgjedhjet, doli qe monitoruesit nuk i vune re gabimet dhe vjedhjet. Koha tregoi qe pati vjedhje dhe pagesa per voten. Kete e dinin te gjithe shqiptaret, por secili shihte punen e vet. Vetem ne lagjen tone ishin paguar shumica e familjeve qe nuk kishin nivel te dukshem arsimor. Pastaj nuk eshte vetem puna e zgjedhjeve. "Sovrani" i zgjodhi te drejtojne vendin, ekonomine, arsimin etj. dhe jo te vjedhin. Vetem afera e Astirit mjafton per t'u larguar pa kthim nje qeveri bashke me Spiropalin. Arsimi i larte eshte nje katrahure, drejtesia nuk funksionon (ose nuk funksionon ne rregull). Dysheku i Spiropalit me akuzat per vjedhje zgjedhjesh, dosja 339 sigurisht qe duhej shqyrtuar me perparesi, jo t'i lihej kalendave greke. Sado te trasha te jene dosjet, ato duhen shqyrtuar. Vjedhja e zgjedhjeve nuk ka dimensionet e pleshtit, z. Spiropali. Ti nuk ke asnje skrupull, prandaj ke bere karriere ne nje politike te qelbur.

albana15/05/2019 10:09

ik moj meso letersi dhe histori nje here, pastaj na bej ligje

Edlir Rameta15/05/2019 08:59

Kjo Spiropi...me kujton ato Xhingijet e "Beut te Lushnjes"tek filmi Koncert ne vitin 1936,ku Beu i kishte paguar te benin aheng per ti prishur koncertin dy kengetareve te njohura,te njejten gje ben dhe Elisa Spiropi...por vetem Beu ndryshon sepse Spiropi... Ben aheng per Beun e Surelit.O zot ku kemi rene ne shqipetaret,cfare e merni neper emisione kete Spiropi... Kjo eshte bere si ato" kurvat kolektive te politikes",qe sa here nderojne partner shajne partnerin qe kishin me perpara dhe partneri qe e "pallon tani politikisht"se mer seriozisht Spiropi...n se e di kur ta braktisi do e shaje dhe ate.PS e Fatos Nanos,e Rexhep Mejdanit,e Namik Dokles,e Arta Dades,e Pandeli Majkos,e Erion Braces e shume e shume figurave te tjera te ps Edvin Sureli e ka kthyher ne "haremin e sulltanit"ku dalin keto Spiropi...t dhe bejne pillitike.Rrofte Ps qe do te thote rrofte Spiropi...i.

t15/05/2019 08:24

O spirolesh,sa me shume ti dalesh ne mbrojtje asaj qeverie,qe te hoqi per korrupsion dhe te beri min.koti vetem se di te lepish mire,aq me shume ja nxjerr bojen qeverisjes tende

Niku15/05/2019 08:05

Pse e merr kete lloj femre ne emision?IIII

Shto koment

Denonco