Edhe deputeti i Ramës kundër Lleshit/ Lirojeni sa nuk është vonë Sait Dollapin

Edhe deputeti i Ramës kundër Lleshit/ Lirojeni sa nuk është vonë Sait Dollapin

23:14, 11/05/2019
A+ Aa A-

Dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi, nuk po e dënojnë vetëm eksponentë të opozitës, por edhe deputetë të kryeministrit Edi Rama.

I tillë është rasti i deputetit Lefter Maliqi, i cili përmes një reagimi në Facebook, i bën thirrje ministrit Sandër Lleshi të lirojë sa më parë zyrtarin e PD-së.

Reagimi i plotë i Lefter Maliqit:

I bëjë thirrje ministrit Lleshi ,si deputet,si ish drejtues i lart i policise ne disa komisariate si ish Pedagog i Akademis Rendit,si antar i komisionit te sigurise kombtare,ta liroj sa sështe vonë Sait Dollapin,pasi eshte ndalim e arrestim i paligjshëm,dhuna e ushtruar eshtë arbitrare,kjo sështe policia që duam.Ska asnjë element të vepres penale per shoqerimin dhe ndalimin e z.Dollapi.Keqardhje për situatën e krijuar që nese nuk ulen tensionet politike atëher perplasja me policin dhe institucionet do jetë drastike dhe e pashmangshme.Koha për reflektim dhe marrëveshje në interes të vendit dhe qetësisë publike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco