FOTO/ Gazetarja serbe bën shqiponjën me duar, ja pse e ndërmori një veprim të tillë

FOTO/ Gazetarja serbe bën shqiponjën me duar, ja pse e ndërmori një veprim të tillë

13:28, 04/05/2019
A+ Aa A-

Dhjetëra serbë lëshuan thirrje raciste disa ditë më parë ndaj shqiptarëve.

Për tu solidarizuar me shqiptarët ka menduar ish-korrespondentja dhe redaktorja e Radio Televizionit të Serbisë, Vera Rankoviç, e cila ka publikuar së fundmi në profilin e saj në facebook, një foto duke bërë me duar shqiponjën, simbolin shqiptar

Rankoviç shkruan se kjo është një përgjigje ndaj fashistëve në Borça.

 “Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, shkuan Vera bashkëngjitur me foton.

Rankoviç shkruan më tej se ky është një veprim në përkrahje të furrtarëve shqiptarë në Serbi ku për shkak se një punëtor bëri shqiponjën, ai u detyrua të largohet nga Beogradi pas protestave.

Sigurisht që fotografia nuk është pritur aspak mirë serbët, të cilët e kanë kritikuar ashpër bërjen e simbolit shqiptar

“Po të ishit të shkolluar, do ta njihni atë që është fashist… dhe çfarë është nazizmi. Dhe ndoshta do ta dinit se çfarë po bëni, ju keni pak mendje në kokën tuaj”, i drejtohet një komentues.

Por midis komentuesve ka pasur edhe nga ata që kanë vlerësuar gjestin e saj dhe i shkruajnë: “Bravoooo Vera”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco