Flamur Noka, Astrit Patozit: Ke padron Ramën, ai ta krijoi partinë!

Flamur Noka, Astrit Patozit: Ke padron Ramën, ai ta krijoi partinë!

08:37, 04/05/2019
A+ Aa A-

Nga Flamur Noka.

Keto dite me shume se per krijimin e saj lajmi eshte se qytetaret akuzojnë Bindjen Demokratike te drejtuar nga z Astrit Patozi se ka fallsifikuar firmat e tyre për krijimin e saj .

Në vend që të pergjigjet për këto fakte të rënda të fallsifikimit të firmave dhe regjistrimin e paligjshëm në zgjedhje me votën e Edi Ramës në KQZ, kjo partize krijese ne kuzhinen e “Rilindjes”sulmoi Partinë Demokratike, njësoj si krijuesi i saj Edi Rama, kur kapet duke shkelur ligjin.

Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, që kjo partize e Rilindjes nuk i bindet ligjit, por urdhrave të padronit të ri, që ka fuqinë ta regjistrojë në gjykatë me firma të fallsifikuara dhe në KQZ, pa qenë akoma parti politike.

Urdheri politik dhe i paligjshem i Edi Ramës nuk mjafton për t’u regjistruar si parti farsë në zgjedhje.

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar nuk është parti fantazëm dhe as shtojcë dhe as nën urdhrat e Partisë Demokratike. Z Patozi kete fakt e din shume mire pasi me kryetarin e saj njihet mire sepse dikur e kemi ftuar te jete ne koalicion me PD .

Kërkesa e saj e ligjshme për të anulluar një vendim të paligjshëm të KQZ, provon se ajo është e vetmja parti e regjistruar në KQZ, që nuk kontrollohet nga Edi Rama.

Edi Rama le të krijojë sa parti të dojë, me apo pa firma fallco. Opozita shqiptare është e vendosur se zgjedhje farsë, me parti fallco, nuk ka për të patur as në 30 Qershor, as në 30 Dhjetor!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar04/05/2019 09:57

Nuk ka fare nevojë që të vërtetohet se partia fantazmë e Patozit u nxit të krijohej me shpejtësi nga Rama, për ti ardhë këtij në ndihmë. Mjafton të përmendim faktin se katër antarët socialistë që i kanë ngelë KQZ, u nxituan për ta regjistruar ate,në shkelje të kodit zgjedhor në fuqi, pa vendimin përfundimtar të Gjykatës. E si mundet që një komision i zgjedhjeve, të regjistrojë për të hyrë në zgjedhje një parti që akoma nuk ka marë vendimin e Gjykatës për të qenë e tillë ?. Edhe miku e kolegu i Patosit, Ylli Rakipi, që deklaroi se unë duke qenë një kundërshtar i PD, do të votoj për ty, ngulte këmbë që Patozi me fakte e argumente të hiqte dyshimin se kjo parti është krijuar si patericë e Ramës..Patozi nuk ishte i zoti tja mbushte mëndjen as Rakipit, mikut të tij e jo më tju mbush mendjen gjithë shqiptarëve

Shto koment

Denonco