Kryeministrja Serbe 'kazan': Rama, ndryshe flet në takime, ndryshe flet për publikun

Kryeministrja Serbe 'kazan': Rama, ndryshe flet në takime, ndryshe flet për publikun

15:48, 02/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja Ana Brnabiç, pas kthimit nga Berlini, deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve ‘Beta’ se është e zhgënjyer nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ajo është shprehur se ai ka një vizion tjetër për Ballkanin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por në të vërtetë grumbullon pikë me tema populiste.

Brnabiç ka shpjeguar se ai (Edi Rama), ndryshe flet në rastet e takimeve kokë më kokë, ndërsa ndryshe ‘për publikun e tij’.

‘Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerëzore’ tha Brnabiç dhe shtoi se gjithmonë do të bisedojë me Ramën, duke theksuar se në politikë nevojitet ‘pak më shumë sinqeritet’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco