Meta: Kemi ende një nivel të papranueshëm papunësie, detyrë e shtetit ta garantojë

Meta: Kemi ende një nivel të papranueshëm papunësie, detyrë e shtetit ta garantojë

10:21, 01/05/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka përcjellë një mesazh sot qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me rastin e 1 Majit. Në mesazhin e tij në Fb, Meta nënvizon se Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe falenderon emigrantët, që me punën e tyre kanë dhënë ndihmë të jashtëzakonshme kundër varfërisë.

"Duke u uruar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, - shkruan Ilir Meta, - ndaj sot shqetësimin me të gjithë punëtorët, të sektorit publik dhe të atij privat, për kushte më të mira e më dinjitoze pune dhe për respektim të legjislacionit, që garanton plotësisht të drejtat e tyre.

Me punën, mundin dhe energjinë e tyre, punëtorët kanë një kontribut thelbësor për zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit. Por fatkeqësisht, Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe vazhdon të vuajë largimin në emigrim të shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.

Është detyra e shtetit në rradhë të parë të garantojë, jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune, në mënyrë që kjo kategori vitale të ndërtojë të ardhmen dhe të kontribuojë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë.

Një falënderim të veçantë kam sot dhe për të gjithë emigrantët shqiptarë, që me punë të ndershme kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme kundër varfërisë dhe zhvillimit të vendit në vitet e vështira të tranzicioni."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco