Rama, Thaçi dhe Haradinaj mbërrijnë në Berlin me avionin privat të Pacollit

Rama, Thaçi dhe Haradinaj mbërrijnë në Berlin me avionin privat të Pacollit

08:54, 29/04/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe dy liderët e Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë mbërritur në Berlin ditën e diel me avionin privat të Behgjet Pacollit, Ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Ata do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës Emanuel Macron me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim, do të kenë edhe takime të veçanta kokë më kokë me mergelin.

Ndryshe nga Rama që nuk ka njoftuar në rrjetet sociale për mbërritjen, Thaçi dhe Haradinaj kanë publikuar edhe foto në Fb.

Hashim Thaçi: "Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë!"

Image

Ramush Haradinaj: "Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike. 

Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm karshi detyrimeve të saja për fqinjësi të mirë dhe në përputhje me vlerat evropiane. 

Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!"

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco