Letër e hapur Lubonjës/ Ku humbi Blushi apo ku humbi LIBRA …

Letër e hapur Lubonjës/ Ku humbi Blushi apo ku humbi LIBRA …

20:36, 26/04/2019
A+ Aa A-

I nderuar zoti Lubonja!

Jam nje nga 30 firmëtarët e krijimit të Libra-s dhe ju shkruaj në përgjigje të pyetjes suaj (më se të drejtë): Ku humbi Blushi që shante oligarkët kur ishte te Libra? Ku është sot? A ishte e gjitha teatër?

Arsyeja pse ju shkruaj sigurisht që nuk është Blushi në vetvete. Ska patur e ska nevojë për avokat me aq miq në media, pushtet e oligarki. Arsyeja e vërtetë është se e ndiej si detyrim për gjithë qytetarët që na mbështetën e besuan te ne.

Së pari, pyetja juaj është e gabuar. Duhet të pyesni ku humbi Libra që fliste me gjuhën e Blushit? Sepse për sa e pasur, e bukur, e fortë gjuha e këtij shkrimtari apo show man-i, ishte vetëm veshja e Librës. Zemra e saj ishin me mijra studentë, të rinj, intelektualë, emigrantë, qytetarë nga Shqipëria e Kosova që na kontaktonin me shpresë, entuziazëm, besim. Ishin Profesoreshë Sonila që la familjen, punën dhe u shpërngul në Korcë nga ku vinte një herë në javë e etur për të na treguar, ishte 20 vjecari informaticien  i talentuar Tomi që mbronte deri në kokëfortësi idenë se po, mund të votohej elektronikisht dhe demokratikisht, ishte Shpëtimi nga Dibra, Eduardi nga Pogradeci, ishin socialist dhe demokratë që na bashkoheshin heshturazi. Ishte një lum shprese që më emocionon vetëm me kujtime.

Ku humbi gjithe ky lumë do thoni ju?

Po ju përgjigjem me një fakt kontemporan. Nuk kam asnjë arsye pse të kem besim (apo edhe të mos kem) tek Rudina Hajdari. Deri tani, ka përdorur vetëm emrin e të jatit për një rol që mesa duket, ska dëshirë të luajë në politikë, për një urë komunikimi me ndërkombëtarët pikërisht kur ata ndihen më të pabesueshëm, për një vendim politik që con ujë në mullirin e Edi Ramës. Gjithsesi, preferoja atë ndaj Bashës.

Por kur me një lëvizje taktike Astrit Patozi e përdori dhe e nxorri jashtë loje, thashë mos, një tjetër Libra! Sepse faji ynë qe pikërisht ajo që shumë gazetarë quanin pikën tonë më të fortë: të qenit një parti personale e Blushit. Sado që nga brenda nuk ndiheshim, nga jashtë gjithkush na identifikonte me partinë e Blushit. Mbase ishim përpjekja politike më e mirë e tij por matematika zgjedhore ishte studiuar më mirë nga ish miku i tij Rama. Dhe periudha paszgjedhore vërtetoi se po, ishim një parti person. Kur nxehet një person që humbet, turfullon e hedh poshtë gjithcka, kur nxehet një parti, kalon një proces reformimi.

Prandaj zoti Lubonja, për sa kohë që në Shqipëri të kemi parti personale (si PS, PD, LSI, Bindja e ku di unë), edhe ata pak njerëz që do u kenë mbetur iluzione, do digjen nën turfullimin amicioz të Ramëve, Bashëve, Metëve, Blushëve e Patozëve.

Personalisht falenderoj dhe u përulem cdo qytetari që pavarësisht votës, më dha kohën e tij, më tregoi hallin e tij, më dëgjoi në ëndërrën time.Por për sa kohë që Shqipëria të ketë kodin zgjedhor në shërbim të 4-5 huliganëve politikë, unë do mbaj në sirtar shpresën time.

Ndaj më lejoni ti përgjigjem pyetjes suaj. Se ku “humbi” Blushi e kemi parë të gjithë; unë dua t’ju them ku humbëm ne të Librës. Jemi shpërndarë e rifutur në jetët që kishim si për të përtypur më mirë zhgënjimin. Por faji mbetet yni! Një parti mund të iniciohet nga ambicjet e nga fjalimet e një personi, po nuk mund të ushqehet aq gjatë pa ëndërrat e sejcilit prej nesh. Pra ne humbëm ëndërrat, fokusin, shpresën …. sepse Blushi humbi toruan! Ju lutem gjithë Rudinave, gjithë të rinjve që kanë akoma iluzione, mos u hapni rrugë kujt politika i hodhi si limon të shtrydhur dhe kërkojn të marrin hak me partinë e radhës!

Futini gjoksin sfidave duke filluar nga Kodi Zgjedhor, në mënyrë që nesër, të mos dëgjojmë më të flitet; “Po mirë që s’votoj Ramën, po kë të votoj,Bashën?”

Hidhni poshtë kultin e individit-mbret, rrëzoni nga froni egocentrikët që marrin pushtetin si klloun e e humbasin si diktator?!

Vetëm atëhere do votojmë  programe, jo  tepsira!

Vetëm atëhere do kërkojmë llogari në vend që tu kushtojmë këngë hajdutëve me pushtet.

Vetëm atëhere do kemi të ardhme!

Faleminderit, Ada Çapi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 27/04/2019 14:12

Blush Rrushi nuk u be opozitar me Libran, por qe ne deputet ne parlamut.....

coli27/04/2019 08:32

Dyfytyrësia është portreti më demaskues i një politikani hipokrit. Është e vërtetë që Blushi ja kalonte ndonjëherë edhe opozitës së djathtë në zellin për të demaskuar Ramën. Por ama mos të harojmë se ai bëri të njejtin veprim me politikanen e re naive Rudina, duke pranuar të luaj gjoja "opozitën" për tu futur në zgjedhje të drejtuara nga hajduti.. Rudinës edhe mund të mos ja marim shumë për të madhe, sepse ajo përsërit si papagall ato çfarë deklarojnë ca ambasadorë se kjo qeveri është legjitime, pasi ka deklaruar se kjo qeveri është kriminale dhe tërësisht e korruptuar.. Por Blushit nuk i falet që të bëjë këto pirueta të shëmtuara politike, pasi është një intelektual e politikan i vjetër, pamvarësisht se nuk heq dorë nga ideollogjia e dështuar komuniste.

Nimet Muti27/04/2019 07:04

Adaaaaaa Nuk ka pyetje te gabuara rrushi... Ka pergjigje te tilla.... Arsimohu nje here pastaj shkruaj...

Alfred26/04/2019 23:17

Ne fakt zonja duhet te pyeste se ku humbi Bledar Barci, bashkeshorti juaj, njeriu qe me ane te intrigave karieriste largoi nga LIBRA nje zonje te nderuar, per te cilen une ruaj akoma respekt panvaresisht qendrimit te saj te mevonshem kunder vet LIBRAs. Zonja duhet te na tregoj se perse Z. Barci dha doreheqjen nga posti i Administratorit te LIBRAs dhe perse ajo vete e braktisi LIBRAn. Per sqarim mund t'i them se LIBRA nuk ka humbur por eshte aty, ndoshta e rrudhur ne numer, pasi interesaxhite u larguan, por me te njejtat bindje dhe qellime per te cilat u krijua.

N26/04/2019 22:34

A moj e shkrete ti dashke ti mbash bustin e blushit dhe rames te koka krevatit. Libra duhet djegur e fuhet filluar nje e re. Ndryshe plani i te dyve blushi rama do jetoje nder shekuj sa do marketing te bejne si shqiptaret dhe te huajte. Lexoni pak histori ta haj dreqi se sju ben keq. Nga nje anetar i libras te dhjere.

Lomi26/04/2019 22:20

Mire Blushi u zhduk, po Mozen ku e keni? Ajo parti ishte e semure, me njerez te liq qe ne embrion.

Askushi 26/04/2019 21:32

Ky pederasti, para se te krijonte Libren, ishte nje deputet qe ne sencat parlamentare, ishte me i eger se opozita, ishte me bindes se opozita, ngrnte pobleme me serioze se opozita, ishte me popullore se opozita, bente thirrje per ngrtije te popullit me fjalet e Nolit etj etj.... Pra ky Blush qe ivinte kaq shume keq per vendin, per te rinjte qe po iknin, per jeten e tyre etj etj, ku eshte sot ? Pra nje njeri qe e donte vendin kaq shume, qe sheh se cfare po i behet vendit te tij, popullit te tije , perse sot nuk reagon ? Eshte e njejta qeverri, i njejti udheheqes, me nje pushtet me te plote, me tepsin, kusin, timonin, kamjonin, trenin, vagonin, avjonin,te gjitha ne duart e tij. Dhe Blushi, nuk ndihet me, bile i sherben ketij pushteti!!!!??? Cfare zhgenjimi pesojme ne O Blush rrushi? Ti me kete qe bere je 100 here me i poshter , me i pamoralshem se Rama me ramallaret e tij e spiropallet., Une jame popull, ne kohen qe ti denoncoje ne parlament, te shihja ne rruge, dhe doja te takoja e te falenderoja per cfare te mire po i beje vendit, por me vinte zore dhe nuk te takova. Paskam bere mire. Por sot i shoh te gjithe keta politikan si shume Blusha, sote ti je simboli i politikanit te vertet. Nese permendim fjalen politikan, ne mendje me dele Blush Rrushi pederasti.

Yp xhixhi26/04/2019 20:59

Kush eshte Ada Capi?

Shto koment

Denonco