Rama çon te 'Unaza e Re' shpronësime me firmën e drejtorit të shkarkuar Afrim Qendro

Rama çon te 'Unaza e Re' shpronësime me firmën e drejtorit të shkarkuar Afrim Qendro

20:52, 22/04/2019
A+ Aa A-

Telenovela korruptive qeveritare e ‘Unazës së Re” ka prodhuar së fundmi një tjetër skandal, i cili është zbuluar sonte gjatë protestës së banorëve.

Ditët e fundit atyre u kanë shkuar letra shpronësimi, por të cilat mbajnë poshtë firmën e ish-drejtorit të shkarkuar nga Rama të ARRSH-së, Afrim Qendro.

Qendro ka afro tre muaj që është shkarkuar nga detyra që kur në krye të Ministrisë së Transporteve erdhi Belinda Balluku, ndërkohë që shpronësimet janë miratuar me një VKM të fundit me firmë të zv/kryeministrit Erion Braçe.

Zbulimin e ka bërë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

“Të tre lotet janë me prokurime fiktive. Rrugët e florinjta të kësaj qeverie i kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë qindra miliona euro qytetarëve.

Dhe këto nga kryeministri më i pasur në Evropë që ka 6 mijë metra katrorë shtëpi bashkë me truall, më të madhe se çdo kryeministër tjetër  në Evropë.

Ky që doli dhe na tha që kishte 3 mijë euro në bankë dhe që tani na është bërë drejtor banke.

Edhe ato letra që keni në dorë dhe poshtë thonë Afrim Qendro. Ju jeni shtet karagjoz. E keni pushuar nga puna këtë apo jo? I shikoni apo jo këto dokumentet që sillni.

Këta dinë të thonë vetëm po zoti Rama.

Prandaj edhe ata deputetë nuk mund të flasin për Niçen, për Edmond Begon, sepse ai parlament është i Edi Ramës

Oksigjeni i kësaj qeverie ka marrë fund. Dhe kur të fitojmë për një kohë të gjatë do flitet për këtë që ka ndodhur këtu.”, tha Balliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera22/04/2019 21:08

ee haaaaaaaaaa!

Shto koment

Denonco