Gazetari Koka në SYRI.net: E gabuar fshehja e informacionit për publikun, u cënua rëndë siguria kombëtare

Gazetari Koka në SYRI.net: E gabuar fshehja e informacionit për publikun, u cënua rëndë siguria kombëtare

16:25, 20/04/2019
A+ Aa A-

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e SYRI.net ka folur për grabitjen e fundit të ndodhur në Rinas.

Ndër të tjera gazetari Koka ka kritikuar autoritetet e policisë dhe prokurorisë për mbajtjen e informacionit të izoluar për publikun dhe median, duke thënë se një “taktikë” e tillë nuk ka rezultuar efektive as në këtë grabitje as në 4 të mëparshmet.

Ai theksoi se ngjarja e rëndë në Rinas rezultoi me një cedim të plotë të autoriteteve të sigurisë por dhe të vetë sigurisë kombëtare në Aeroportin e Rinasit.  Ja disa nga komentet e gazetarit Koka rreth kësaj ngjarje…

Faktet kanë treguar se për të 5 grabitjet e kryera nga viti 2015 e këtej, heshtja dhe mbyllja e informacionit të policisë dhe prokurorisë për publikun, nuk ka qënë efikase.

Informacioni mbahet i izoluar dhe nuk kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve apo medias.

Fakti që ministri deklaron se nuk dihet kush është vrasësi ndërkohë që predha nuk është gjetur, ose duan të mos identifikojnë policin ose duan të mos japin detaje në këtë fazë.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja, përplasja me policinë) është pak i dyshimtë.

Pavarësisht ngritjes së shqetësimeve, (mbledhja e Këshillit të Sigurisë e datës 13 Maj), porta në fjalë nuk është siguruar sic duhet cka u ka dhënë mundësinë grabitësve të futen me lehtësi.

Nuk ka funskionuar skema e raportimit dhe për rrjedhojë ka ceduar siguria kombëtare në Aeroportin e Rinasit.

Për të 4 grabitjet e mëparshme nuk pati asnjë studim për tipologjinë e krimeve të ndodhura. Nuk u kërkua as ndihma e ekspertëve ndërkombëtarë.

Sipas studimeve të kryera, thuhet se mundësia për të kryer një grabitje të dytë në një vend ku e para ka shkuar në rregull, janë shumë të mëdhaja, dhe grabitja e dytë mund të ndodhë brenda 3 viteve, ashtu sic ndodhi.

Të gjitha këto nuk janë marrë parasysh nga policia dhe autoritetet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco