Oferta e Ramës për opozitën me mbi 720 mijë vota: Hajdeni si vëzhgues specialë për reformat!

Oferta e Ramës për opozitën me mbi 720 mijë vota: Hajdeni si vëzhgues specialë për reformat!

14:24, 18/04/2019
A+ Aa A-

Edi Rama i çliruar dhe i trimëruar, sepse opozita dhe populli nuk e kanë rrethuar parlamentin këtë të enjte, ka pushtuar foltorja e Kuvendit dhe nuk pushon së anatemuari opozitën. Gjithsesi ai gjatë fjalës së tij ka bërë sikur është i gatshëm që të dialogojë, pavarësisht se deklaron se kemi të bëjmë me dy opozita; atë të rrugore dhe atë parlamentare.

“Dora e shtrirë” e kryeministrit që rrezikon ta fusë vendin sërish në karantinën e vizave dhe në përplasje civile gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit, ka të bëjë me Reformën Zgjedhore. Por edhe për këtë “lëshim” ai i ofron opozitës PD-LS që së bashku me aletatët më të vegjël përfaqësojnë mbi 720 mijë vota, “statusin e vëzhguesit special”.

“Jemi gati të bëjmë bashkëpunimet e duhura. Jemi gati të pranojmë komunikojmë edhe me ata që janë të dhënë pas kapsollave. Jemi gati në komisionin e reformës zgjedhore, kanë vendin e tyre si vëzhgues me status special. Nuk kemi çfarë bëjmë. Kemi një PD parlamentare dhe një Parti Demokratike rrugore. S’kemi ça bëjmë. Jemi gati të dialogojmë në pitstop”, ishte oferta e Ramës nga parlamenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

keli18/04/2019 16:23

Le te marre Rudina Hajdarin si vezhgues special!

Skrapari18/04/2019 14:57

Po c'lajm eshte ky? Kjo eshte tallje e Edvin Kellires me PD. Kaq poshte kemi rene ne demokratet sa te behemi objekt humori i ketij njeriu te piste shpirterisht dhe fizikisht. Jo pa qellim i drejtohem Edvin Kellira. Kellire do te thote me shume se sa pis. PD te ngrihet ne lartesine e detyres qe ka ndaj demokrateve simpatizanteve tu prije atyre se koha nuk pret per ta zhdukur nga faqja e dheut kete bande kriminale ne pushtet.

Shto koment

Denonco