Sondazhet, Bylykbashi: PD ka rritje vertikale prej 10 përqindësh

Sondazhet, Bylykbashi: PD ka rritje vertikale prej 10 përqindësh

13:55, 09/04/2019
A+ Aa A-

Prej ditësh po diskutohet për sondazhe të ndryshme për mbështetjen politike ndaj palëve.

Edi Rama tha se sondazhet tregojnë mbështetje të fortë ndaj qeverisë.

Por edhe kryetari demokrat, Lulzim Basha thotë se sondazhet tregojnë se opozita është shumicë.

Ish-deputeti Ervin Salianji tha dje se sipas sondazheve, opozita merr mbi 80 mandate nëse votohet tani.

‘Opozita paralelisht me protestat po punon me programin dhe me piketimin e personaliteteve, pa diskutim që, nëse zgjedhjet do të ishin sot opozita do të ishte me më shumë se 80 mandate, por pa diskutim që opozita duhet të përmirësohet edhe më shumë duke u hapur, duke propozuar alternativen e saj’, tha Salianji.

Kurse Oerd Bylykbashi, teksa fliste për A2CNN, tha se sondazhet tregojnë një rritje prej 10 për qind të PD.

‘Sondazhet e fundit tregojnë një rritje vertikale prej 10% për PD-në,’ tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco