Grekët e Bostonit thirrje ultrashoviniste ndaj shqiptarëve, portrete me Kacifasin dhe flamurin Vorioepiriot

Grekët e Bostonit thirrje ultrashoviniste ndaj shqiptarëve, portrete me Kacifasin dhe flamurin Vorioepiriot

19:01, 08/04/2019
A+ Aa A-

Festimet e Ditës së Pavarësisë në Boston të Shteteve të Bashkura të Amerikës, janë kthyer nga komuniteti grek në thirrje ultranacionaliste ndaj shqiptarëve.

Gjithçka ka ndodhur dje në paradën e zhvilluar për nder të kësaj dite, ku janë shfaqur edhe portrete të Konstatinos Kacifas, ekstremistit grek që u vra disa muaj më parë në Bularat të Gjirokastrës, pasi kundërshtoi me armë Policinë.

Grekët në Boston e kanë trajtuar si hero Kacifasin, ndërsa kanë shpalosur edhe pretendime territoriale ndaj sovranitetit të Shqipërisë.

Grekët po kështu përkujtuan edhe kryengritjen helene kundër osmanëve.

Në një prej banderolave shkruhej “Për 105 vite Shqipëria ka thyer Akordin e Protokollit të Korfuzit. Vorio Epiri është ende duke vuajtur.”

Në këtë paradë pjesëmarrës ishin edhe Konsullata e Përgjithshme e Greqisë, Federata Heleno-Amerikane e Nju Ingland dhe Metropoliti Grek Ortodoks i Bostonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp08/04/2019 19:34

J'ua dhjef...a,Traktatin e Shen Stefanit,Kongresin e Berlinit ,Konferencen e Londres dhe Protokollin e Korfuzit.

Shto koment

Denonco