Nuk ka më dyshime/ Sondazhi i Soros: Reforma në drejtësi deshtoi

Nuk ka më dyshime/ Sondazhi i Soros: Reforma në drejtësi deshtoi

12:52, 08/04/2019
A+ Aa A-

Këto ditë janë publikur edhe rezultatet  një sondazhi te Komitetit Shqiptar të Helsinkit për percpetimin e qytetarve për reformën në drejtësi.

Sondazh ky u financuar nga Soros dhe fondacioni i tij në Shqipëri.

Ja njoftmi i plotë i KSHH.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), paralelisht me angazhimin aktiv për monitorimin e procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka realizuar së fundmi një sondazh online me qytetarët.  Sondazhi kishte si qëllim të vlerësonte perceptimin publik të qytetarëve se sa të informuar janë ata për procesin e vettingut dhe nëse kanë besim tek procesi, nisur nga rezultatet e deritanishme të tij.  

Për shkak të vëmendjes mediatike, institucionale dhe peshës që ka pasur procesi i vettingut në diskursin publik, në përgjithësi qytetarët kanë informacion në lidhje me zhvillimet e reformës në tërësi, dhe për procesin e vettingut, në veçanti. 

Kjo del qartë edhe nga përfundimet e sondazhit të dytë të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë muajit Shkurt 2019, në kuadër të iniciativës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut - 2” e mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.  

Në sondazhin online morën pjese 416 qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit. Nga ky sondazh vihet re se informimi i publikut dhe njohja e këtij procesi ka ardhur duke u rritur, ndërkohë që besimi i tyre në rezultatet e këtij procesi nuk është në nivele tërësisht të kënaqshme. KShH dëshiron të theksojë faktin se ky sondazh është kryer vetëm online dhe për rrjedhojë të dhënat nuk duhet të konsiderohen tërësisht të plota dhe as tërësisht të sakta.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Deshtimi!!Studimi provon se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun.

63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.

62.5% e qytetareve mendojne se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine.

Keto jane rezultatet e studimit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.

Ndersa Drejtori i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine z.Elez Biberaj per drejtesine thote qarte se:

‘Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga ‘korrupsioni i përhapur.’

‘Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave’.

Keto jane pergjigjet per ‘entuziastet’ e reformes ne drejtesi.

Ky lloj ‘ entuziazmi’ dhe kembengulja ngado qe ajo vjen...per te shitur si sukses nje deshtim evident shkaterrojne reformen ne drejtesi dhe shtetin e se drejtes si themel i demokracise.

Shkaterrimi i reformes ne drejtesi ka si shkak te pare, te dyte, te trete...dhe te dhjete vetem KAPJEN nga Edi Rama.

Te sakrifikosh reformen ne drejtesi per te mbrojtur Edi Ramen dhe te mos ndeshkosh shume rrepte korrupsionin e qeverisjes se tij eshte me shume se faj,eshte me shume se krim.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist08/04/2019 15:13

Pse shume shqiptare,nuk kane besim tek vetingu:Sic po e shohim,ky llaj vetingu,po heq prokurore dhe gjygjtare,nga njeri krah dhe po kalon ata te krahut tjeter.Keta qe kalojne,jane tani teresisht te varur nga "donatoret" e tyre,bile edhe nje fare pavaresieligjore,ata nuk do e kene me,sepse per cdo proces,do marrin porosite perkatese nga rilindja.Pra ,ku ishim,hic-gjekundi.Vetingu ne politike,nuk u pranua,vetingu ne polici,po zvarritet duke u modifikuar simbas deshires se shefave,drejtuesit e tyre,nuk do kalojne fare ne veting,pra ne polici,nje gjasmeveting alla Llesh e Lia.

krasasi tp08/04/2019 13:52

Shefja e Komitetit Shqiptar te Helsinkit nje ish prokurore e ish sistemit komunist ,Soros themeluesi i "Shoqerise se Hapur" ne Shqiperi,domosdo qe me sontazhete 'shpifura"kerkon te dekurajoj organet e reja te sistemit te ri, si dhe te nxis mosbesim te qytetaret, per SPAK Reforma ne Drejtesi dhe organet e reja do te duhet te meret edhe me pushtetar dhe ish pushtetar dhe Z.P.Vasili si nje ish minister ndaj ngeli duke i ber jehone ketij sontazhi.edhe vete Soros mund te jete ber pishman per inicimin e Reformes ne Drejtesi, ngaqe nuk parashikoj se ndryshimet do nisnin ne kohen kur as Departamentin e Shtetit dhe as Presidencen Amerikane nuk e komandon me zoterija.Ndaj ne rrjeten e vetingut mund te bijen edhe miqte e tij perfshi edhe z.Rama ,Z.Vasili apo te tjere, nga mazhoranca dhe nga opozita.

i deleguari08/04/2019 13:46

Bej hesap, qe as Soros nuk e ka me ne hesap ! A do te thote kjo se po i "trasojne rrugen" Lali Plehut ?

Shto koment

Denonco