Shkrimtari i njohur për Syri.net ‘E keqja më e madhe është Rama, ja pse mbështesim PD-në deri në fitore’

Shkrimtari i njohur për Syri.net ‘E keqja më e madhe është Rama, ja pse mbështesim PD-në deri në fitore’

16:20, 05/04/2019
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile, Rudi Erebara, i ftuar në Syri.net, duke komentuar situatën politike në vend, nuk shikon asnjë shpresë se kjo qeveri mund ti japë shpresë vendit në këtë situatë kriminaliteti ku e ka zhytur.

I njohur për mbrojtjen që i ka bërë Teatrit Kombëtar, pikërisht nga kjo pangopësi që ka treguar kjo qeveri për të ndarë çdo copë të Shqipërisë me oligarkët e saj, Erebara tha se ai dhe miqtë e tij do të mbështesin Partinë Demokratike deri në fitore, jo si e keqja më e vogël, por ndaj të keqes së madhe që kjo qeveri i ka bërë Shqipërisë.  

‘Edhe vjet kur ishim në protestën për mbrojtjen e Teatrit numëruam një sërë arritjesj në fushën e krimit që ka kjo qeveri. Një qeveri që arriti me sukses të plotë që të mbjellë me kanabis Shqipëri. I gjithë sistemi i drejtësisë ka rënë, sepse nuk ka asnjë gjykatë. Vettingu unë e kam thënë që në fillim që kam qenë skeptik. Nuk lahesh dot, me ujë të ndotur. Amnistia që bën ky është kush e kalon ylberin del i pastër. Drejtësia është e kapur, gjykatësit, prokurorët kanë nga katër vila, edhe Vettingu i nxorri me një përllogaritje. Po kë parë ti ndonjë prej këtyre që ti vrasë ndërgjegja, teksa njëri thoshte pa pikë turpi që i kishte fituar me skedina futbolli paratë. Kjo ishte një amnisti ndaj krimit. Kanë ikur tre vjet nga kjo punë. U bë një vit e gjysmë që ne shoqëria civile mbrojmë Teatrin, por nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk kishte ndodhur kurrë për Parlamenti shqiptar të jepte leje ndërtimi. Dhe u dhanë 7 kulla te Teatri. As serbët në Luftën e Parë Botërore nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Në thelb këta janë barbarë që po prishin kujtesën historike.

I gjithë sistemi ka rënë. Edhe sistemi moral i shoqërisë ka rënë. Njerëzit duan të ikin.

Ne do të mbështesim Partinë Demokratike deri në fitore. Kësaj radhe nuk është e keqja më e vogël.

 E keqja më e madhe është në pushtet. Kyreministri e ka kthyer qeverinë në shtojcë të oligarkëve.

Erdhi në pushtet me byreku, tepsia, rrota, timoni.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mehmed05/04/2019 16:54

Egjitha e ashtuquajtura e majta ashte pjella e ppsh-es,banda e mbeturines sllavo komuniste. Qe ne fillim e deri me sot kan arrit me ane te krimit dhe vazhdojne te mbijetojen me ane te krimit. PD e djathta Shqiptare duhet ti pastron radhet e tyre nga ish komunistet.

Shto koment

Denonco