Si i vuri në rresht Salianji me përgjime autentike 'ushtarët' e Ramës

Si i vuri në rresht Salianji me përgjime autentike 'ushtarët' e Ramës

22:32, 27/03/2019
A+ Aa A-

Tashmë nuk ka më dyshime, madje bindja është aq e fortë sa edhe vetë belbëzimi dhe përpëlitja e tyre mjerane  nëpër studio televizive për të mbrojtur shefin e tyre të madh, kompleton dhe konfirmon të gjithë maskaradën e tyre të zbardhur në përgjime, ku janë kapur njëri pas tjetrit në tentativë për të manipuluar përgjimin ku del i përfshirë Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Dhe këtu meritë ka vetëm një person i cili arriti të zbardhë i vetëm të gjithë makinacionin e ngritur nga “shefi i madh” në përgjime, i cili për të shpëtuar vëllain nga burgu v uri në punë sejmenët e tij në krye të policisë për ta nxjerrë Gonin të palarë nga përgjimi i ‘Babales’ ku kishte rënë.

Dhe ky person që i vuri të gjithë në rresht me fakte kokëforta është Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike, që mbrëmë në ‘Opinion’, por edhe më herët i nxorri jashtë loje sejmenët mediatikë të Ramës, të cilët përpiqeshin me qëllim ti vinin stërkëmbësha, por pa e ditur se audiopërgjimet që do të dëgjonin ishin pa shpëtim për shefin Rama.

Mjafton për këtë të shikoje se si dolën nga vetja, për të kuptuar se sa e madhe ishte pafuqia që përjetuan ndërsa me siguri do jenë justifikuar te shefi se kaq kishin mundësi ta ndihmonin.

Të gjithë e panë me sytë e tyre, se si Salianji i vuri përpara, ndërsa për herë të parë edhe rrjeti social u vu në krah të tij.

Kurse i vetmi që deri tani  është në krahun e kundërt të historisë është Edvin Rama dhe Sandër Lleshaj, që nuk kanë reaguar në asnjë rresht, madje vazhdojnë të mbajnë në detyrë drejtorin e Policisë së Fierit që në përgjime me Alizotin sillet si lango i tij.

Kush është i kapuri tani dihet, flet heshtja,  po ashtu kush janë konet e shefit dihet se e kanë zbuluar përgjimet, i vetmi që shijon gjahun si fitimtar është Salianji, që doli i respektuar në këtë histori, ndërsa të gjithë këta të tjerët duhet të vijë dita të japin llogari për faktin që e kanë kthyer shtetin dhe policinë në skemë të krimit dhe manipulimit të fakteve.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco