VIDEO/ ‘Dy duar për një kokë janë’, çfarë paralajmëron Ylli Rakipi: Ndihem i rrezikuar nga Edi Rama…

VIDEO/ ‘Dy duar për një kokë janë’, çfarë paralajmëron Ylli Rakipi: Ndihem i rrezikuar nga Edi Rama…

13:56, 26/03/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama prej kohësh tashmë është në sulm të hapur ndaj gazetarëve në vend, veçanërisht ndaj atyre që i quan kadrij. Një prej atyre që është sulmuar më shpesh është analisti Ylli Rakipi, i cili thotë se Rama e ka marrë personale me të.

I ftuar mbrëmë në emisionin e gazetarit Ilir Barbaramo, Rakipi tha se Rama e ka personale me të, ndërsa kujtoi dhe vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi që ndodhi në Turqi, pas së cilës dyshohet se fshihet princi i Arabisë Saudite.

‘’Edi Rama ka blerë në mënyrë të qartë pjesën më të madhe të medias shqiptare, është një luftë që tashmë po kthehet në një luftë personale. Ai ka dalë dhe publikisht dhe më ka përmendur emrin, ai e ka personale, po sigurisht që dhe unë e kolegët e mij do e kemi personale. Dy duar për një kokë jam, le të vazhdojë, është punë e tij, po unë kam lindur në këtë vend”, tha Rakipi.

I ngacmuar më tej nga Barbaramo se çfarë nënkuptonte me dy duar për një kokë janë, Rakipi u shpreh: E keni parë se çfarë ka ndodhur me gazetarin në Turqi, që e thirrën në ambasadë dhe e vranë. Kjo mund të ndodhë edhe këtu, se ne në autokraci jemi.

Në të gjitha pikëpamjet, nuk ndihemi të sigurt, unë jetoj këtu dhe do vdes këtu ku kam lindur, do apo nuk do naltmadhëria e tij Edi Rama. Më thuaj një rast tjetër që të sulmohen në këtë mënyrë gazetarët? Nuk mund të krahasohemi me vitin 1997 kur bandat hynë dhe dogjën redaksinë e Nikollë Lesit, po atëherë nuk kishte shtet fare. Nëse pranojmë që është edhe sot kjo gjendje, është punë tjetër.

Është njësoj si Enver Hoxha që merrte si shembull krizën e vitit 1938 për të masur sukseset e veta, atëherë le të marrim dhe ne shembull 1997. Fajet më të mëdha janë te ata që e kishin pushtetin.

Rakipi insistoi më tej se ai ka fakte për kërcënimet ndaj tij, por që do ti bëjë publike në një moment të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luan28/03/2019 14:33

Mos ki merak se nuk te gjen gje se po nuk qe ti, bushati, Clirim gjata, bardhi etj. qe irritojne popullin kur dalin ne televizor nuk shtohen votat e PS. Populli eshte hallexhi por jo budalla dhe e di mire kush i vjedh votat kush e shkaterroi kete te shkrete vend, kush jane ata qe irritojne cdo dite popullin, prandaj pa merak sa me shume te vazhdoni aq me shume do te rritet numri deputeteve ne 2021.

Gramoz26/03/2019 14:40

Vazhdo Ylli dhe puno i qete, se edver rampalla eshte nga ata qe te ha mune. Ramziu esht ne panik per vete, mesa duket e ka marr ndonje mesazh te forte, a nuk e pe ne temperaturen 25 grad i mberthyer deri ne fyt me xhaket ne shesh ku po plaste dhe derri! Ku vajti edver sportisti me bluze me menge te shkurtra?! I ka hy frika ne palc drogaxhiut dhe sigurisht nga horrat dhe morrat qe i sillen rrotull.

Shto koment

Denonco