Komedia që luajti PS, për zgjedhjet e qershorit

Komedia që luajti PS, për zgjedhjet e qershorit

08:36, 24/03/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, e ka konsideruar një komendi, Kongresin Elektoral të PS-së për zgjedhjet vendore në kushtet kur vendi ndodhet në një krizë politike.

“Teatër i mirëfilltë, “gjethe fiku” për të fshehur të vërtetën e realitetin tragjik të demokracisë sonë, - shkruan Shehu në Fb. -  Besoj se asnjë nuk e merr seriozisht “komedinë” që u luajt në atë sallë për zgjedhjet e qershorit. As vete ata që iu shqiptua emri si kandidatë, aq më pak ata që i propozuan...”

“Shqipëria ka nevojë të zgjidhë se pari ngërçin e madh politik qendror e zgjedhor e më tej të shikojë drejt bashkive, - gjykon Shehu. -Në kohën që ne kemi një parlament të deformuar, monist, të papërputheshëm me realitetin e vendit, me “deputetë” të rinj të thirrur në mënyrë antikushtetuese, kërkojnë të merren me kryetarët e bashkive.

Në kohen që prej rreth dy vitesh ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, i vetmi institucion arbitër e garant i konstitucionalizmit në Shqipëri, flitet për Këshillat Bashkiakë!!

Gjërat nuk mund të funksionojnë e nuk do të funksionojnë dot kështu. Pa zgjidhur problemin e madh politik qëndror e të sigurisë zgjedhore, nuk ka sens të procedohet për derivatet e zgjedhjet lokale! Skemë iluzive n ë 3D kjo, që u dëgjua nga ai Kongres, joreale dhe e paaplikueshme.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco