Dikur ndalonte nxënësit të merrnin pjesë në protestë, drejtoresha e ‘Samiut’ harbohet në mitingun e ‘Lali Erit’

Dikur ndalonte nxënësit të merrnin pjesë në protestë, drejtoresha e ‘Samiut’ harbohet në mitingun e ‘Lali Erit’

21:33, 23/03/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme në mitingun për shpalljen e kandidatit socialist për Bashkinë Tiranë ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi.

Prezenca e saj në miting është bërë publike nga vetë ajo në një postim në rrjetin social Instagram.

Gjithashtu një qytetar në redaksinë e JOQ Albania ka dërguar dy video ku shihet se drejtoresha (me flokët kaçurrela dhe bionde) është tepër e entuziazmuar që ka marrë pjesë në miting, duke kërcyer si “një fëmijë” nën rimet e muzikës.

Drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Dobi njihet për rezistencën e saj ndaj protestës së studentëve.

Ajo kërkoi të pengonte gjimnazistët t’i bashkoheshin, protestës, por jo gjithmonë ia doli.

Në një mbledhje të Senatit të Shkollës, Dobi u shpreh asokohe:

Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim.”

Erion Veliaj u shpall kandidat i socialistëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Drejtoresha e Gjimnazit "Sami Frashëri" dëfrehet në mitingun e "Lali Erit" on Vidnews.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malo24/03/2019 08:57

Nuk di c'behet LEDI SHAMKU. Ajo kritikonte rende Saliun qe nxirrte nxenesit ne miting. Rama i saj i sjell nxenesit nga Dibra per lali Erin. Apo beni si them une e mos beni si bej une.

Daj Jaku24/03/2019 07:16

Për komentuesin EDI. Nuk del lakuriq para kryeministrisë palloshi skicofren o Edi, sepse nuk ka ku fsheh antiplumbin frikacaku, A e pe që nuk hoqi as xhaketën midis vapës në kongdhjesin e bandës siçiliste? Eshtë frikacak dhjeraman, ka frikë se mos e vrasin "armiqtë e popullit".

Daj Jaku23/03/2019 23:49

Dikur....dikur Gjimnazi Sami Frashëri ishte "streha" e atyre që nuk i lëpiheshin sistemit, atyre që donin ti rrinin larg Petro Ninit të bllokut, ose edhe atyre të të "Tiranës së Re" të emigrantëve me partishmëri që dhjetfishuan Tiranën. Ky gjimnaz nxori shumë figura që rrëzuan komunizmin, ose që e transformuan PPSH drejt PS. Nga Dash Shehi, Arben Imami, Fatos Nano, Kastriot Islami, Genc Ruli, Petrit Vasili, Bamir Topi e plot të tjerë. Drejtuesit e dikurshëm shumë të ekuilibruar, edhe pse antarë të PPSH, Agime Pëllumbi, Abdulla Kollazi, Ferial Vasili etj etj. Sot Sami Frashëri është katandisur shumë më keq se sa në kohën e enverit, me një drejtoreshë militante të thekur, të fëlliqur, të paturp deri në idjotësi. Kushtetuta e ndalon politizimin e arsimit dhe të administratës, por EDrama ka fshirë bythën me kushtetutën. Mitingjet politike të kryetarit të administratës mbushen me nxënës, mësues, nënpunës të administratës dhe policisë, të sjellë me kërcënime pushim nga puna.. Dhe në krye ndodhet dhija e Sami Frashërit, drejtorevica.

Edi23/03/2019 22:27

Perpjekjet e fundit te deshperuara. Nuk kane faj se drejtohen nga nje psikopat e pervers qe ndonje dite do dale lakuriq para kryeministrise.

Shto koment

Denonco