Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Pranga Dorianit, flet e ëma: 'Ma arrestoi djali i atij që kërkoi ti pushkatonte gjyshin'

Pranga Dorianit, flet e ëma: 'Ma arrestoi djali i atij që kërkoi ti pushkatonte gjyshin'

19:40, 21/03/2019
A+ Aa A-

Me qindra protestues të Unazës së Re vazhdojnë të qëndrojnë në këto momente përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre të arrestuar pas protestës së sotme të opozitës përballë parlamentit.

Në këtë protestë ka folur edhe Drita Protoduari, mamaja e Dorian Protoduarit, edhe ky i ndaluar ditën e sotme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Drita Protoduari tha se djali i saj është arrestuar me të padrejtë pasi ai nuk ka kryer asnjë veprim ndaj Forcave të Rendit, dhe për ta vërtetuar këtë fakt, ka kërkuar që të hapen edhe kamerat e zonës ku është zhvilluar protesta.

Po kështu Drita Protoduari tha se djali i saj është arrestuar nga djali i personit që i arrestoi të vjehrrin gjatë komunizmit, në gjyqin e famshëm të Poshnjes, duke iu referuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, babai i të cilit kërkoi që të dënohej me pushkatim gjyshi i Dorianit, Asqeri Protoduari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi21/03/2019 20:11

Historia perseritet zonje Qe kur rane malet e u ngriten halet.

Shto koment

Denonco