VIDEO/ I rrethuar me policë, Berisha: Studentët përzenë me bisht nën shalë ministrin Lleshaj

VIDEO/ I rrethuar me policë, Berisha: Studentët përzenë me bisht nën shalë ministrin Lleshaj

16:09, 19/03/2019

Ish kryeministri ali Berisha ka reaguar në Facebook lidhur me vizitën e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj në universitetin e Durrësit.

Berisha vlerëson qëndrimin e studentëve dhe sulmon Lleshajn sa i përket masave ekstreme të sigurisë.

"Dështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët", shkruan ndër të tjera ish kryeministri Berisha.

.Ja postimi i plotë i Sali Berishës:

Vasal Lleshaj burracak shkon ne takim me studentet i rrethuar nga 10 narkopolicet e tij!

Studentet guximtar e bejne per dy leke dhe e perzene me qendrimin e tyre:
Ata i thone erdhe me 10 badiguarde ne takim dhe kerkojne largimin e tyre nga salla
- denojne per perdorimin e gazit lotsjelles dhe pas kesaj iken nga takimi me bisht nen shale!

Nderim studenteve guximtare! sb

Dështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët.

Edhe pas kontrolleve, situata brenda takimit ka vijuar gjithë kohën shumë e tensionuar. Studentët kanë kërkuar arsyet pse ministri kishte ardhur me 10 bodyguardë.

Përgjigjja e tij ishte: “ma imponon protokolli”. Përderisa është kështu, vijuan studentët, atëhere nxirri jashtë takimit. Ministri i Brendshëm është detyruar t’i largojë nga salla, por edhë më tej, situata ka vijuar e tensionuar. Studentët i kanë kujtuar se erdhi me 10 bodyguardë në Durrës, ndërkohë që për 48 orë në Tiranë ishin vrarë dy veta. “Çfarë kërkon i thanë studentët Lleshajt, që edhe në Durrës të vriten dy të tjerë”. Ndërhyrjet në mbrojtje të Vangjush Dakos dhe akuzat për gazin lotsjellës i kanë humbur durimin Sandër Lleshajt, i cili sapo u përmend fjala “gaz lotsjellës” u ngrit e braktisi takimin, pa asnjë paralajmërim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment