VIDEO/ Hymni Kombëtar mbyll protestën, Basha: Nuk ndalemi, protesta në çdo qytet

VIDEO/ Hymni Kombëtar mbyll protestën, Basha: Nuk ndalemi, protesta në çdo qytet

15:11, 16/03/2019
A+ Aa A-

Opozita e bashkuar protestoi sot para godinës së Kryeministrisë.

Kjo është protesta e pestë nga 16 shkurti por e dyta para kryeministrisë, ndërsa ka qenë më e madhja në masivitet.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh nga selia e PD, pas mbylljes së protestës për sot, se vërshimi popullor nuk do ndalet.

“E gjithë bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmerisë.

E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij.

Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lum qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit.

Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars.

16 shkurti i hapi rrugën një vërshimi popullor që nuk do të ndalet por do të vijojë kundër grushtit të kriminelëve në pushtet', -tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz16/03/2019 17:12

Tirana digjet, kryekurvi krihet! Lart me lart ripjerdhje, flamujt e edverit, beteja fitore, do shkojm drejt surrelit.

Shto koment

Denonco