Ish-ministri: Vetëm zgjedhjet politike zgjidhin krizën ...

Ish-ministri: Vetëm zgjedhjet politike zgjidhin krizën ...

14:51, 15/03/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ditën e sotme në lidhje me krizën politike në vend.

Me një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, Manjani shkruan se opozita nuk mund të bëhet fasadë e qeverisë.

Sipas Manjani, e vetmja zgjidhje për këtë krizë janë zgjedhjet politike.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Për të shmangur çdo pritshmëri, teori e konspiracion, opozita duhet të deklarohet qartë e prerë mbi pjesëmarrjen ose jo në zgjedhjet lokale.

Personalisht e gjykoj idiotësi politike pjesëmarrjen në zgjedhje lokale në këto kushte.

Mesa kam kuptuar nga ligjërimi politik publik nuk besoj se opozita do të shërbente si fasadë duke marrë pjesë, qoftë edhe me deklarata ambasadash!

Por sidoqoftë, kjo çështje duhet sqaruar.

E përsëris: vendi ka nevojë për një datë të re zgjedhjesh politike. Vetëm kështu kthehet në normalitet Parlamenti, siç e kërkojnë edhe të huajt brenda e jashtë vendit.

Fasada ka sa të duash....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco