Sherri në emision,  ja si Bardhi i rikujton Pezës 1 milion eurot e padeklaruara

Sherri në emision, ja si Bardhi i rikujton Pezës 1 milion eurot e padeklaruara

21:44, 14/03/2019
A+ Aa A-

Emisioni i sotëm në “Opinion” u shoqërua me tone të forta midis Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe ish-deputetit socialist, Alfred Peza.

Bardhi i ka kujtuar Pezës pasurinë prej 1 milion eurosh, e cila u mbyll në mënyrë të çuditshme nga gjykata, pa dhënë një shpjegim se si mundet një gazetar të grumbullojë një pasuri të tillë.

Peza u përpoq të devijonte bisedën për burimin e te ardhurave, duke u shprehur se kjo punë ishte mbyllur në gjykatë.  

“Po flas për 1 milion eurot që ju i keni të padeklaruara”, i tha Bardhi-Pezës.

Ndërsa ky i fundit i kërkoi Bardhit që ti kërkojë të falur pasi për këtë ishte shprehur gjykata, por Bardhi nuk ka pranuar ti kërkojë ndjesë për “1 milion eurot”

Debati i plotë

Bardhi-Ne nuk e ndalëm dot Edi Ramën të vidhte 200 milion euro me ndërtimet që prishnin Teatrin Kombëtar

Peza- E kishit fjalën për 220 milion euro për Rrugën e Kombit

Bardhi-Jo e kisha për 1 milion euro që ju i kishit të padeklaruara

Peza-Kërko falje

Bardhi-Jo nuk të kërkoj falje fare

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/03/2019 22:36

Me çfarë gjykate e mbylli Peza nga Peqiqini atë grabitjen një milionëshe, të vetinguar apo të pa vetinguar. Ajo rruga e kombit ka vite që funksionon, Sala që e bani me gjith Lul, hangrën të sharat, Edrama vodhi paret duke ja shit Kastratit. Por asaj rruge të Elbasanit si me ja ba, kush hangri 135 milion euro për 6 vjet për 4,5 km vetëm njeri krah? Po vazhdoi EDrama si piçka e dhisë në majë të tepsisë, do hajë edhe nja 250 milion euro të tjera për 4,5 km e krahut tjetër. Po ato 40 milion euro për 2,5 km zgjerim unaze me dokumenta fallco, firmë fantazmë. etj etj etj.Nuk po e vazhdoj se më zuri nata dhe nuk i rrjeshtoj dot të gjitha grabitjet as deri muajin tjetër, edhe sikur pa gjumë të rri. A e dini o njerëz që një milion, vetëm ti numërosh duhen 7 ditë e 7 net. Prandaj mos flisni më me numra por me peshë, me kuintalë e me tonelata euro. Vetëm për ti blerë partinë Fatos Nanos, Edrama i dha një kamion me euro.

Shto koment

Denonco