Shtyrja e festimeve për Ditën e Verës, këshilltarët e LSI: Vendim absurd, janë në panik nga 16 Marsi

Shtyrja e festimeve për Ditën e Verës, këshilltarët e LSI: Vendim absurd, janë në panik nga 16 Marsi

13:57, 14/03/2019
A+ Aa A-

Grupi i këshilltarëve të LSI në Keshillin Bashkiak të Tiranës kanmë reaguar me një deklaratë pas vendimit të Kreut të Bshkisë Veliaj për shtyrjen e festimeve të ditës së Verës në Tiranë nga frika e reshjeve të shiut.

“Përveç se absurde, kjo shtyrje bie ndesh me Ligjin Nr. 7651 Neni 1 pika g, për festat dhe ditët përkujtimore, të cilat nuk mund ti ndryshojë askush”, thuhet në deklaratën e Këshilltarëve të LSI.

Ja deklarate e plotë për shtyp e Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak Tiranë!

Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës duke uruar sot të gjithë qytetarët për ditën e Verës për më shumë mbarësi, paqe dhe mirësi në jetën e tyre, shpreh reagimin e tij për shtyrjen e pakuptimtë dhe pa asnjë motiv real meteorologjik, të festimeve të kësaj dite nga ana e Kryetarit Erion Veliaj. Por përveç se absurde, kjo shtyrje bie ndesh me Ligjin Nr. 7651 Neni 1 pika g, për festat dhe ditët përkujtimore, të cilat nuk mund ti ndryshojë askush.

Qytetarët e Tiranës ishin sot dëshmimtarë se asnjë pikë shiu nuk ra në qytetin tonë, dhe e vetmja arsye e vërtetë e shtyrjes absurde te festimeve, është paniku nga protesta e madhe e shqiptarëve në 16 Mars që do vërshojë si urugan i pakënaqësisë popullore në sheshet dhe rrugët e Tiranës.
Historia e afërt dhe e largët e këtij qyteti, ka treguar se asnjë manovër politike, nuk mund të ndalojë shpirtin e lirë të popullit të Tiranës për ta vendosur kryeqytetin tonë në themel të cdo lëvizje për ndryshim dhe prosperioritet në momentet e zhvillimeve më historike të kombit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco