VIDEO/ Kryemadhi: Krimi i organizuar ka hyrë në ekonomi, shtet i kalbur që nuk ekziston më

VIDEO/ Kryemadhi: Krimi i organizuar ka hyrë në ekonomi, shtet i kalbur që nuk ekziston më

20:13, 01/03/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LRI-së në njësinë Nr2 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se shteti shqiptar është kalbëzuar dhe se 94 % e shqiptarëve mendojnë se vendi është më i varfër nga ç’ka qenë.

“Kjo është si puna e sezoneve të provimeve. Puna e LSI-së do të jetë në kontakt me njerëzit, është diagnostikuar e keqja e shqiptarëve dhe duhet vetëm ilaçi i duhur që shkatërron krimin. Në qoftë se krimi i organizuar ka futur duart në shëndetësisë ka marrë paratë dhe ndërkohë të gjithë mjekët në kushtet mizerabele marrin plaçkat dhe iki në Gjermani. Krimi i i organizuar ka hyrë në ekonomi dhe ju po e shikoni sesi shumë ekonomi janë falimentuar. Ka ndodhur një kalbëzim i shtetit që nuk ekziston më.

Nuk do ndalemi, tani puna jonë është me njerëzit. 94 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë. Edhe socialistët, edhe ata që nuk votojnë kurrë mendojnë si ne. Të qenurit me LSI-në do të thotë të jesh vetvetja. Në fund të fundit, nëse një njeri një familjar, nuk ka shtëpi, ç’kuptim ka jeta. Kemi dëgjuar gjëra nga të më të ndryshme. Doli haptaz në ditë me diell që kemi një mazhorancë që ka blerë votat”, është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco