Spitalet si repart ushtarak, mentalitet i rrezikshëm ultracentralist i Rilindjes

Spitalet si repart ushtarak, mentalitet i rrezikshëm ultracentralist i Rilindjes

11:25, 23/02/2019
A+ Aa A-

Reagime të ashpra nga ekspertë të shëndetësisë kanë ardhur pas vendimit të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për regjimin e ri të disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital universitar, rajonal dhe bashkiak në vend. Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu e ka konsideruar këtë urdhër si shterpë dhe që dëften mentalitetin ultracentralist e të rrezikshëm të qeverisë së Rilindjes.

Urdhri  që sapo është firmosur nga Manastirliu doli si masë e menjëhershme për pas ngjarjes së disa ditëve më parë, kur një familjar dhunoi fizikisht mjekun roje të Urgjencës së Spitalit Infektiv, ndërsa po i shërbente pacientëve.

Por ja si e gjykon Tritan Shehu:

"Një urdhër jo vetëm shterpë në ide për spitalet e vendit ai që u publikua sot, por dhe që pasqyron një mentalitet të Rilindjes ultracentralist e të rrezikshëm në tërësi. E paimagjinueshme kjo që po ndodh me sistemin tonë shëndetësor, tashme gati për tu shndërruar më shumë se dhe një repart ushtarak në centralizmin e tij. 

Jo vetëm nuk mund të flitet për autonomi spitalore, “spitali ndërmarrje” etj ide zhvilluese, por po kalohet nën një trysni, që edhe në diktaturë nuk ishte mbi spitalet. Pa asnje dyshim ky nuk është vetëm një gabim i thellë menaxherial spitalor, është shprehje e largimit tërësor të Qeverisë nga çdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu. Është shprehje autokracie, jo larg diktaturës!

Lexojeni vete, nuk do t’u besoni syve...spitaleve te vendit u caktohen edhe oraret e vizitave, takimeve deri në minuta, reanimacioneve po kështu!!!"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Qytetar23/02/2019 16:33

    Ore Ministre,kur do e besh ligjin mni recetat qe shkruhen me emer tregtare....? Do te luftosh korrupsionin,bej kete gje dhe atehere njerezit dobte lavderojne...

    Genti23/02/2019 15:53

    O profesor ti flet kot se je ne konflikt interesi,sepse perfiton fonde nga ministria e Shendetesise tek universiteti privat

    Ari23/02/2019 13:27

    Shum mir e ke then profesor na pin gjakun kta tashi do dhe roja lek me tlen tfutesh ke familjaret

    Ania23/02/2019 11:51

    S'ka asgje te keqe per orare vizitash fikse! Spitali s'eshte vend per miting me familjare dhe komshinj! Ne asnje vend te botes s'te lene te hysh e te dalesh sipas qejfit neper spitale! Personeli punon i qete dhe nje familjar me flete hyrje mund te qendroje te pacienti nese eshte e nevojshme! E cuditshme e thene nga nje mjek qe spitalet te lihen si hane...

    Shto koment

    Denonco