Xhixho: LSI në unitet me PD-në/ Vendimi i Lefter Kokës, zgjedhje personale

Xhixho: LSI në unitet me PD-në/ Vendimi i Lefter Kokës, zgjedhje personale

17:38, 21/02/2019
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, ka komentuar vendimin e deputetit Lefter Koka për të mos djegur mandatin, duke deklaruar se, ky është vendim personal.

E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ish zv/ministrja e Integrimit është shprehur se, opozita i ka ezauruar të gjitha rrugët ligjore.

“ Sa i përket deputetit të Durrësit, i cili vendosi për të mos e dorëzuar, ai është një vendimmarrje personale e zotit Koka. Mua nuk më vjen mirë që deputetë të caktuar në këtë moment historik ku ndodhet demokracia në Shqipëri, në këtë kryqëzim që jemi, ku ose do pranojmë blerjen e votës ose do luftojmë në sheshe në forma demokratike për ti dhënë fund trtanzicionit”, deklaroi Xhixho. 

Sipas Xhixhos deputeti Lefter Koka është thirrur në mbledhjen e grupit të LSI, por nuk ka marrë pjesë.

“ Ka qenë i lajmëruar për mbledhjen e grupit, nuk është paraqitur. Ka paraqitur argumentet e tij. Çdo kush që bëhet pjesë e të keqes së vendit, dhe bie në konsensus me atë çfarë po i ndodh Shqipërisë sot besoj që është një zgjedhje personale e tij. LSI ka një vendim të vetëm, atë të tryezës së opozitës së bashkuar për ti shkuar deri në fund kësaj vendimmarrje dhe se nuk ka kthim prapa”, shtoi nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco