Manjani: Sot protesta ishte e dhunshme nga ... pse heshtin ambasadat

Manjani: Sot protesta ishte e dhunshme nga ... pse heshtin ambasadat

14:35, 21/02/2019
A+ Aa A-

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar me një shenim në faqen e tij në facebook thirrjet e pushtetit për mundësinë e dhunës në protestat e qytetarëve shqiptarë të mbështetura nga opozita.

“Njoftime mediatike e statuse gazetarësh me porosi nga policia për fuqinë e madhe të lendëve helmuese që zotëronte policia, e gatshme për ti hedhur njerëzve”.

“Bllokim rrugësh kombëtare dhe gjoba pa shkak ndaj shoferëve të mjeteve të transportit masiv drejt Tiranës”, shkruan Manjani.

Në statusin e tij në facebook, Manjani shkruan se protesta ishte e dhunshme, pasi policia kishte humbur çdo komunikim njerëzor, vendoste gjoba pa shkak ndaj shoferëve, roje private kyçnin bizneset, tela me gjemba në institucione, blinda të parkuar buzë rrugëve dhe në fund bllokimin e valëve të telefonisë, pronë publike.

Ja postimi i tij i plotë

Sa për saktësim.

Protesta e sotme ishte e DHUNSHME!

Policë të acaruar që kishin humbur çdo komunikim njerëzor ishin gjithandej.

Roje private te sigurisë kyçnin dyert e bisnesve e bankave se kishte urdhëruar policia.

Njoftime mediatike e statuse gazetarësh me porosi nga policia për fuqinë e madhe të lendëve helmuese që zotëronte policia, e gatshme për ti hedhur njerëzve.

Bllokim rrugësh kombëtare dhe gjoba pa shkak ndaj shoferëve të mjeteve të transportit masiv drejt Tiranës.

Tela me gjëmba e gardhe të sajuara në parlament e kryeministri.

Blinda policie të parkuara buzë rrugëve kryesore rreth Bulevardit.

Ushtarë të gardës me maska nëpër tarraca.

Dhe bllokimi i valëve të telefonisë, pronë publike kjo, me urdhër privat!

E për çfarë gjithë kjo dhunë?! Se dorëzoi Opozita mandatet!

E gjithë kjo dhunë nuk denoncohet nga asnjë ambasadë...

As dëmtimi i pasurisë publike (valët e komunikimit) nuk denoncohet...

Po nuk u denoncua kjo lloj dhune, kur kërcet pushka është vonë. Ska më kuptim denoncimi...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco