Djegia e mandateve, Alizoti: Opozita do ta votojë propozimin e Bashës

Djegia e mandateve, Alizoti: Opozita do ta votojë propozimin e Bashës

18:48, 17/02/2019
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomorr Alizoti, i njohur dhe për qëndrimet e tij kritike ndaj kryetarit Lulzim Basha, është shprehur i bindur se Grupi parlamentar i opozitës do ta votojë propozimin e kreut demokrat për djegjen e mandateve.

Alizoti komentoi edhe qeverinë aktuale, e cila sipas tij nuk është demokratike, por një qeveri teknike nga pasi shumica e ministrave nuk zgjedhur prej popullit.

“Qeveria aktuale është teknike, është qeveria e parë në Europë që ka në përbëjen e saj njerz që nuk janë të votuar nga populli. Pra kemi një qeveri teknike brenda mazhorancës. Nuk mund të qeverisin ministra që nuk janë të votuar nga populli, kjo gjë është një grusht që i jepet demokracisë.  Në partinë opozitare ka një tentativë tashmë për t’u demokratizuar të shohim sesa do të realizohet. Në parlament ka njerëz analfabetë pse ndodh kjo? Sepse këtu janë vjedhin kutitë. Jam i bindur se Grupi Parlamentar i opozitës do ta votojë propozimin e Bashës për djegien e mandateve”, u shpreh Alizoti, I ftuar në News 24.

Anëtari I Kryesisë së PD-së foli edhe për kryeministrin Rama duke u shprehur se, me një njeri aq arrogant nuk mund të komunikohet.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ShkoDrani17/02/2019 19:55

Sugjerim qarramanesh. PD drejtohet nga nje grusht qylxhinjsh e te tredhurish qe vetem hiqen sikur bejne opozite. Behuni trima e te mençur. 1. Rindertoni bazen. 2. Pastrojeni PDne nga rrogaxhinjt e Lules. 3. Mendoni per zgjedhjet e reja, kurdo qe te vijne. 4. Veproni ne menyre konstruktive, dhe jo si i intereson Qylafit e Pilafit ne kryesine e sotme. 5. Shqiperia vjen para lugeve.

Shto koment

Denonco