'Spiuni Artur Meçollari emërohet nga 'Zografi', bis de facto Komandant i Forcës Detare'

'Spiuni Artur Meçollari emërohet nga 'Zografi', bis de facto Komandant i Forcës Detare'

11:29, 12/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur sot ngjitjen në krye të njërit prej posteve më të rëndësishme të vendit, Komandës së Forcës Detare, të një personi të akuzuar se i ka shërbyer agjenturave të huaja. “Spiuni Artur Meçollari emërohet nga Zografi, bis de facto Komandant i Forcës Detare të vendit”,njofton dhe komenton me ironi, ish-kryeministri Sali Berisha dhe përcjell një informacion edhe më gjërë, nga një oficer i Forcës detare.

Në vijim, mesazhi ku ngrihet shqetësimi për emërimin e Meçorallit nga ministrja e Mbrojtjes Olta xhaçka.

Përshëndetje Doktor.

Ju bëjmë me dije se Artur Meçollari, i përfolur si spiun i agjenturave të huaja, bile i liruar njëherë nga ushtria për këtë fakt dhe së fundi i përfolur si shërbëtor e spiun i grekëve gjatë angazhimit të tij në grupin teknik të Shqipërisë për demilitimin e ujërave ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, sapo u emërua Zv/Komandant i Forcave Detare.

Ky emërim i bërë nga ministrja Xhaçka bëhet në një kohë kur ministrja i ka kërkuar Presidentit të Republikës, shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare, Gjeneral Major Ylber Dogjani.

Qëllimi është i qartë, parapërgatitjen e zotit Meçollari për Gjeneral dhe komandant Force, duke mundësuar kështu, ushtrimin e kompetencave të plota nga ana e tij në ushtrimin e përgjegjësive të komand-kontrollit në drejtimin e Forcës Detare, e cila në misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojës Bregdetare.

Ju lutem ndërhyni sa më parë, pasi nuk mundet t’i besohet një përgjegjësi kaq e rëndësishme, një njeriu të dyshimtë për lidhje agjenturore dhe plot rekorde të tjera negative të njohura tashmë nga gjithë korpusi i ushtarakëve dhe pse jo opinioni publik.

Një veprim i tillë cenon rëndë integritetin moral dhe besushmërinë e Forcave të Armatosura, si një nga strukturat më serioze të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco