Denoncimi i deputetit: Afrim Qendro nuk është shkarkuar, Rama po e mbron

Denoncimi i deputetit: Afrim Qendro nuk është shkarkuar, Rama po e mbron

19:13, 11/02/2019
A+ Aa A-

Pas zbulimit të skandalit të Unazës së Madhe, shkarkimi i kreut të ARRSH-së Afrim Qendro ishte thjeshte nje veprim duke tentuar mbylljen e kesaj dosje.

Por sipas deputetit të PD-së, Agron Shehaj, e vërteta është krejt ndryshe.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti demokrat i Vlorës, shprehet se, Afrim Qendro nuk është hequr nga puna por është bërë nëndrejtor i ARRSH dhe vazhdon të bëjë ligjin në këtë institucion. 

Sipas Shehaj, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është vetë kryeministri Edi Rama.

Statusi i plotë i deputetit Shehaj:

Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor në Zv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.
Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.
Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.

Afrim Qendro është shkarkuar nga posti i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa në vendin e tij është emëruar ish-Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.

Ish-kreu i ARRSH-së Afrim Qendro dhe ish-administratori i OST-së Klodian Gradeci, u përfshinë në skandalin e Unazës së Re, me firmën ‘DH Albania’. Firma me anë të dokumenteve të falsifikuara, fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të shkuar, 18 milionë prej të cilave nga ARRSH për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re.

Pas publikimit të skandalit, të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco