Basha: Rama nuk e ka biznesin në tepsi, në tepsi ka 2 mld euro të vjedhura

Basha: Rama nuk e ka biznesin në tepsi, në tepsi ka 2 mld euro të vjedhura

16:22, 06/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme takime me banorët e qytetit të Vorës, në periferi të Tiranës.

Gjatë takimeve Basha është shprehur se ‘ne si opozitë ju ofrojmë alternativën, nuk kemi asnjë mjet tjetër për ta zgjidhur’.

Ju ftoj me 16 ta zgjidhni si popull, me rezistencë popullore.

Gjithçka mund të rikthehet në rrugën e mbarë nëse populli bashkohet dhe vjen më 16 shkurt në shesh.

Në këtë vend ka shpresë.

Na duhet të këpusim lidhjet e politikës me krimin dhe këtë mund ta bëjë vetëm populli’, u shpreh Basha.

‘Sot isha me miq të huaj dhe po shihnim statistikat e FAO, Organizatës Botërore të Ushqimit., 1/10 familje ha një herë në ditë.

Duhet të ndalen politikat që e kanë shkaktuar gjendjen e mjerë të shqiptarëve.

1. Çmimi i energjisë më i larti në rajon

2. Çmimi i naftës më i larti në rajon

3. Taksat më të larta në rajon.

Ku shkon me këtë? TVSH 9% në Maqedoni, 9% në Malin e Zi, ti me 15%.

Kjo po vdes investimin vendas dhe stopon investimet e huaja.

Dy investimet që kanë ardhur nga jashtë ishin kontraktimet kur kishim taksën e shehstë 10%, TAP dhe Devolli. 15 mijë të punësuar do të humbin vendin e punës.

Ne kemi planin për biznesin.

Do ju mbështesim si sipërmarrës dhe punëdhënës.

Biznesi i madh nuk është futur në tepsi. 2 miliard euro që i ka në tepsi nuk i kthen në investime’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimeve me banorët e Vorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco