SHBA përgënjeshtron Edi Ramën

SHBA përgënjeshtron Edi Ramën

11:04, 01/02/2019
A+ Aa A-

“Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?“. Kjo pyetje retorike e Edi Rames dje në Kuvend, la të kuptohej se ish-kryeministrit Berisha mund t’i jetë ndaluar shkelja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshimet u shtuan pasi vetë Berisha nuk e mohoi këtë menjëherë, por dha nje përgjigje evazive duke thënë “nuk bëj vizita zyrtare që kur lashë detyrën”. Në mbrëmje, në një lidhje telefonike me “Opinionin” e Fevziut, Berisha mbajti qëndrim më të qartë.

“Që nga dita kur kam lënë detyrën time, nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar në asnjë vend të globit. Nuk më është refuzuar asnjë vizë“, tha ai. Pavarësisht mohimit të Berishës, misteri mbetet duke qenë se lajmi u dha publikisht nga dikush, të cilit informacioni nuk i mungon: kryeministri i vendit.

Për të mësuar të vërtetën, “Gazeta Shqiptare” ju drejtua ambasadës amerikane në Tirane duke marrë përgjigjen standarde: Nuk diskutojmë raste specifike vizash. Pas kësaj, “GSH” i dërgoi një kërkesë për informacion Departamentit të Shtetit.

Në përgjigjen drejtuar kryeredaktorit Erl Murati, zyra e çështjeve publike në DASH u përgjigj:

“Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:

https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coi03/02/2019 14:27

Ky "tironci" nga lumi i vlores,hiqet eshte shume i mençur; Konsideron pergjijgen e ambasades USA si evazive , e nuk kupton i ziu qe ambasada nuk asnje obligim me u pergjigj me emra te veçante, per deri sa thote se Berisha (tradhetar edhe ai) nuk eshte ne listen e atyre qe nuk mund te marin vize per ne SHBA! Se ç'far kerkon me teper ky intelektuleshi mjeran nga lumi vlores, vetem ai e di!

komisari memo02/02/2019 11:21

Mirdita te me falin shkruesit dhe komentuesit e ketij portali, por kame nje kerkes per gazetaret , drejtuesit e potaleve , drejtuesit e medjave dhe analistet shqipfoles.Keni detyren profesionale , intelektuale,qytetare dhe kombetare,me te gjitha format dhe menyrat ti behet presio mbi te drejten e informimit kryeministrit aktual mbi shpalljen non grata te ish kryeministrit. Ne eshte e vertet ish krm duhet te mbaj pergjegjesi ,shoqerore institucionale edhe penale, ne te kundert duhet te mbaje kryeministeri aktual, 1 shperdorim detyre dhe informacion i rem. 2 shperdorim me dashje dhe falsifikim i te dhenave te departamentit te nje shteti tjeter qe perben edhe krim federal.

Tironci01/02/2019 12:27

Ne kete pergjigje,thote gje qe Sali Berisha nuk i eshte refuzuar viza? Kjo eshte nje pergjigje evazive e DASH qe as nuk e pohon dhe as nuk e mohon !

loran shehu01/02/2019 11:45

po normale a harruat ju qe ishte merita personale e dr Berishes qe hym ne Nato dhe na u liberalizuan vizai po e perseris prap qe dr Berisha esht njeriu me i besuar i Amerikanve ne Shqiperi sepse esht i ndershem me moral te lart dhe i pa perlyer kurrrr

korabi01/02/2019 11:30

Edvin kristq rama a mbane pergjegjsi per cfare thote e bene.Ky lloje kafshe duhet izoluar sa me shpejte.Ky eshte fundrina me e madhe qe ka pasur ne kete vende.

D01/02/2019 11:29

Rame Cullaku ha m..t legen .

Shto koment

Denonco