Malltezi sjell faktet: Protesta e qëndresa, e vetmja gjuhë që njeh mashtruesi Rama

Malltezi sjell faktet: Protesta e qëndresa, e vetmja gjuhë që njeh mashtruesi Rama

12:44, 27/01/2019
A+ Aa A-

"Shqiptarët po tregojnë gjatë gjithë këtyre ditëve se duke protestuar, mund të ndalojmë të keqen." Ky është konstatimi i Jamarbër Malltezit, anëtar i Kryesisë së PD-së, me të cilin nisi deklaratën e tij para mediave ilustruar me faktet.

"Kështu ndodhi në kanionin e Holtës, - tha Maltezi. -  Ne protestuam bashkë me banorët dhe qeveria u detyrua të ulej në bisedime. Akoma nuk ka pranuar se do ta anullojë vendimin me gjasë korruptiv të Edi ramës dhe Damian Gjiknurit, por ne sërish jemi gati të protestojmë. 
 
Protesta e përditshme ka shpëtuar shtëpitë e mijëra banorëve tek Zona e Astirit, protesta e studentëve tregon se ata akoma nuk janë dorëzuar, protesta  e pritshme e pedagoëve është një sinjal po ashtu frymëzues. Të gjithë janë në protestë, nga Tirana, deri tek Zagoria e largët në Gjirokastër. 
 
Protesta e Zagorisë nxori përpara shqiptarëve një kryeministër frikacak dhe mashtrues i pacipë për të mbuluar aferat e tij në grabitjen e pasurive të vendit. 
 
“Nuk bën vaki që qeveria të lejojë shpime naftëkërkuese në një Park Kombëtar”- ishte deklarata e Edi Ramës për të frenuar protestat e banorëve. 

Në të vërtetë, ky është një mashtrim flagrant i një kryeministri frikacak. 

Vakia ka ndodhur dhe ka ndodhur me praninë dhe firmën e vetë Edi Ramës. 
 
Në 20 shkurt 2018, të gjitha mediat raportuan për arritjen e një marrëveshje historike që do të na bëntë si Arabia Saudite me shpimin në bllokun 4, zona mes Gjirokastrës dhe Sarandës. I ftoj mediat, t’u kthehen atyre pamjeve dhe t’u tregojnë shqiptarëve vakinë e paralajmëruar nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri. 
 
Fotografia gjatë firmosjes së marrëveshjes për shpim dhe kërkim nafte në zonën e Zagorisë nuk është akti i vetëm i frikacakut kryeministër, që mashtron pa iu dridhur syri. 4 muaj më vonë, më 12 qershor, marrëveshja u miratua në Këshillin e Ministrave dhe mban firmën e Edi Ramës. 



    Ai mund të dalë dhe të thotë se këto fakte janë fotomontazh! Çfarë nuk bën vaki me këtë kryeministër! Por e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët sy për sy. Ai ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë!   
     
    Protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku dhe mashtruesi Edi Rama. Dhe këtë do të marrë derisa t’ia arrijmë t’u heqim shqiptarëve nga qafa një kryeministër hajdut, arrogant, shërbëtor i krimit dhe oligarkëve. ?

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz27/01/2019 14:52

    Shpifje, shpifje, shpifje! Kryerrotkadriu yne nuk genjen kurre!

    Info27/01/2019 14:26

    Po drejtor te Hidrokarbureve ne AKBN ishte Adrian Bylyku dhe sot eshte Dr.AKBN jo mga aftesite por se eshte burri i Ledia Plakut shoqja e ngushte e Linda Rames ! E ka zgjedhur Rama Kete Linden me VKM edhe komisionere te konkursit per Drejtuesit e Larte te Administrates . Ndaj verifikoni mostren Adrian bylyku te Hidrokarburet se aty eshte vjedhur me miliarda me firmen e ketij te paafti dhe skizofreni hibrid !

    Shto koment

    Denonco