Pedagogu Hanxhari në SYRI.net: Rrugët e zgjidhjes janë të qarta

Pedagogu Hanxhari në SYRI.net: Rrugët e zgjidhjes janë të qarta

19:17, 25/01/2019
A+ Aa A-

Pedagogu Romeo Hanxhari ishte i ftuari i ditës së sotme në studion e lajmeve në SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Hanxhari është shprehur se rrugët për të zgjidhur këtë ngërç janë të qarta.

Ai kërkoi që qeveria të ketë vullnet që të japë zgjidhje.

‘Rrugët e zgjidhjes janë të qarta. Ne jemi aty dhe studentët janë aty.

Kërkesat tona dhe kërkesat e studentëve nuk kanë kundërshti me njëra tjetrën. Duhet vetëm vullneti qeverisës që të kuptojë dhe ti japë zgjidhje’, u shpreh Hanxhari në studion e SYRI.net.

‘Kërkojmë nga qeveria që të rishikohet në thelb ligji i Arsimit të Lartë. Duhet një projekt ligj i ri, që të bëhet me konsultime reale, e jo konsultime formale. Ne kërkojmë që ky ligj të dalë nga konsultimet të gjëra të universiteteve në të gjithë Shqipërinë.

Ne kërkojmë që qeveria të ketë më shumë guxim’, nënvizoi në intervistën e tij në SYRI.net, pedagogu Romeo Hanxhari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco