Zbardhen 6 vendimet e Asamblesë së Pedagogëve, ja cilat janë ato

Zbardhen 6 vendimet e Asamblesë së Pedagogëve, ja cilat janë ato

13:14, 25/01/2019
A+ Aa A-

Ka përfunduar pas dy orësh Asambleja e Universitetit të Tiranës.

Në përfundim profesorët kanë rënë në dakord për 6 vendime, mes të cilave mbështetja për kërkesat e studentore si dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Po ashtu, ndër vendimet e marra është kërkesa për rritjen e buxhetit të për arsimin publik.

Këto janë 6 vendimet e dala në përfundim të Asamblesë së Universitetit të Tiranës

Këto janë 6 vendimet e dala në përfundim të Asamblesë së Universitetit të Tiranës:

1. Mbështetja për kërkesat studentore

2. Anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe fillimin e procedurave për fillimin e procedurave për hartimin e një ligji të ri

3. Rritjen e buxhetit për arsimin publik

4. Anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike

5. Ndalimi i fushatës denigruese të figurës së pedagogut si dhe miratimin e statusit të pedagogut

6. Do konsiderojmë si vullnet të mirë të qeverisë, anulimin e VKM-së për t’u shprehur parimisht për rishikimin e ligjit, nëse nuk ndodh brenda 1 jave shpallet grevë nga pedagogët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco