Kryesia e PD vendos ditën e protestës! Ja data

Kryesia e PD vendos ditën e protestës! Ja data

19:54, 22/01/2019
A+ Aa A-

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbrëmjen e sotme që data 16 Shkurt do të jetë dita e protestës opozitare. Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kujtojmë që Kryesia e re e PD-së u mblodh dje rreth orës 17:00 për të parën herë, për t’ia lënë radhën mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve (sot ora 11:00) aty ku u diskutua për formën, datën dhe të gjitha detajet e protestës së opozitës.

E pas kësaj mbledhje anëtarët e Kryesisë së PD-së u mblodhën sërish sot pasdite për të vendosur datën dhe orën e protestës së madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco