Studentët nuk ndalen/ Bojkoti vazhdon edhe ditën dielë

Studentët nuk ndalen/ Bojkoti vazhdon edhe ditën dielë

15:58, 20/01/2019
A+ Aa A-

Edhe ditën e diel, studentët e Juridikut vijojnë ngujimin brenda ambienteve të Fakultetit.

Duke filluar nga e hëna, ata kanë vendosur të vijojnë ngujimin të paktën edhe për një javë deri në plotësimin e 8 pikave dhe rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

Edhe tek Fakulteti Ekonomik, studentët kanë vendosur t’i rikthehen ngujimit, pas ndërprerjes disa ditë të saj.

Bojkoti vijon edhe tek Fakulteti i Histori-Filologjisë.

Tek jo e fundit, pedagogët kanë vendosur që ditën e hënë të futen në grevë 1-ditore.

Vendimi unanim u mor ditën e premte në mbledhjen e asamblesë.

Pedagogët, jo vetëm që mbështesin kërkesat e studentëve, por kërkojnë nga qeveria anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco