Dokumenti/ Rama bleu me shpërblime komisionerët e Vetting-ut

Dokumenti/ Rama bleu me shpërblime komisionerët e Vetting-ut

16:25, 17/01/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ndërsa “justifikohet” para studentëve se nuk kemi para kemi, kur për 31 dhjetor pensionistët u ‘qerasën” vetëm me 5 mijë lekë, është treguar dorëlëshuar, me njerëzit që po bëjnë Vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të akuzuar shpesh se po shtrembërojnë shpesh idenë fillestare të reformës në drejtësi dhe se po i seleksionojnë gjyqtarët dhe prokurorët sipas kritereve politike, ata duket se kanë kaluar një vit të ri të lumtur.

Kështu, nga një Vendim i Këshillit të Ministrave i botuar në fletoren zyrtare (që shihet më poshtë), kuptohet se Komisionerët e Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit për punën e tyre të shkëlqyer kanë marrë nga një pagë të plotë.

Më interesant bëhet fakti se pagat e tyre janë më të mëdhatë e vendit, i kalojnë 2 mijë eurot duke vërtetuar kështu tezën që mbretëron në qeverisjen e rilindjes: Kush fiton më shumë shpërblehet akoma dhe më shumë.

Por e bukura nuk mbaron këtu. Me 80% të pagës së tyre janë shpërblyer edhe këshilltarët Ligjorë ndërsa me një pagë plus edhe punonjësit e administratës.

Me siguri që gjyqtarët e pavarur të Vetting-ut nuk kanë mbetur të pandjeshëm nga kjo zemërgjerësi e qeverisë Rama, kjo po të kihen parasysh, pagat e tyre, që janë më të lartat në vend.

Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetting-ut, është zyrtarisht 395,376 lekë, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj.

Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.

Paga bruto e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit llogaritet 436.851 lekë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drejtori17/01/2019 19:49

T'u jape pse mos t'u jape! E bene VETINGUN si i desh bytha Rames. Po e kalojne vetingun vetem perkrahesit e PS. TANI PO QE U RREGULLUA SHOQERIA JONE. HAHAHAHA!

gramoz17/01/2019 17:28

Po policet e Lesh Leshit qe punojne jasht orarit per te siguruar byçen e edvinit, kur do ti marrin parate? E shikoni o te mjere se per ke qelbesire kacafyteni me popullin? Ne te vertete nga taksat e ketij populli qe edver dylberi po i nxin jeten pagueni, prandaj thirrini mendjes se edvin zorraxhiu nuk ju ka fare ne refene.

Shto koment

Denonco