Bushati po reflekton dhe do flasë/ Cili është ‘sekreti madh’, që e prishi me Ramën?!

Bushati po reflekton dhe do flasë/ Cili është ‘sekreti madh’, që e prishi me Ramën?!

12:17, 17/01/2019
A+ Aa A-

Menjëherë pas takimit me homologun holandez, Stef Blok, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka komunikuar edhe me gazetarët të cilët e kanë pyetur për gabimet që mund të ketë bërë në këtë post të rëndësishëm, të cilit e mbajti për 5 vite e gjysmë.

‘Mund të kem bërë më shumë se një gabim, por periudha e reflektimit nuk ka filluar ende. Të garantoj se do të jete reflektim i plotë’, ju përgjigj në mënyrë misterioze Bushati kësaj pyetjeje.

 Duket se në situatën që Edi Rama po e shfaq hapur ‘alergjinë’ që ka për Bushatin dhe po bën çdo gjë që ta largojë nga posti, edhe pse presidenti Meta refuzon që ta shkarkojë, ai po përgatit një ‘reflektim të plotë’ për bashkëpunimin e tij me kryeministrin.

Edi Rama e ka çuar dy herë emrin e Bushatit te presidenti për shkarkim, por Ilir Meta vazhdon që të mos hapë rrugë ende, edhe pse kryeministri morri përsipër ‘edhe pa qejf’, që të bëjë ‘de jure’ rolin e ministrit të Jashtëm duke treguar, se meraku i tij nuk është vetëm emërimi i Gent Cakajt në këtë post delikat, por edhe flakja përfundimtare e Bushatit.

Të presim ‘reflektimin e plotë’ të këtij të fundit, për të mësuar se çfarë sekreti fshihet pas kësaj ‘lufte të ftohtë’, brenda radhëve të Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist17/01/2019 15:34

Jo ,more jo,keta rilindasit,si komunistat e dikurshem,vdesin,por nuk tregojne.Jane bijte e eterve te tyre.

gramoz17/01/2019 15:20

As mos prisni gjo fare nga Ditziu dhe gjith ditzinjte e ripjerdhjes enveriste, i ka tredhur me kohe edvin kerrma keta dhe gjith sorrollopin e ketyre, pa piken e dinjitetit dhe personalitetit. Keta jane te zhytur te gjith ne mutin e ripjerdhjes, prandaj nuk pipetijne kur kryerrotkadriu, i heq dhe i zevendeson me anonime, si te ishin marjoneta.

Shto koment

Denonco