Deputeti holandez Pieter Omtzigt vizitoi Shqipërinë bashkë me një 8 kolegë të tij nga Dhoma e Ulët në datat 6-7 maj 2018, afro 7 javë para vendimit për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE.
Në konferencën e shtypit që ai dhe kolegia e tij Stieneke van der Graaf, pas bisedës me kryetarin e opozitës Basha, ata theksuan ndër të tjera se mbrojtja e zyrtarëve të korruptuar ishte pengesë për një qëndrim pozitiv nga qeveria e Holandës.
Aludimi ishte i qartë për Saimir Tahirin, i cili asokohe ishte deputet e mbrohej me imunitetin parlamentar.
Të nesërmen, në mbledhjen e grupit parlamentar Edi Rama i ironizoi si persona që vijnë në Tiranë për të dalë në lajme pasi asnjë TVv në vendin e tyre nuk i merr në intervistë.
Gramoz Ruçi vajti edhe më tej duke e quajtur Holandën zonë të kanabisit, e cila nuk mund t’i jepte leksione Shqipërisë për luftën kundër drogës.
Dje Omtzigt i ka kushtuar Shqipërisë 9 pyetje të cilat i drejtohen Ministrit të Jashtëm holandez Stefan Blok. Ndoshta nuk është rastësi që z. Blok do të jetë të enjten, më 17 janar në Tiranë.
Pyetjet ngrenë dyshime për ligjshmërinë e tenderit të aeroportit të Vlorës dhe të Air Albania. Këto dy nisma janë kundërshtuar fort nga PD si korruptive e kriminale.
Pyetjet nga deputeti Omtzigt drejtuar Ministrin e Punëve të Jashtme zotit Stef Blok për qeverinë e Shqipërisë, që nuk i përmbush rregullat e Bashkimit Europian sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) (dorëzuar më 14 janar 2019)
A mund t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve një nga një brenda tre javëve?
© SYRI.net