Basha: Kodi Zgjedhor nuk i zgjidh problemet e zgjedhjeve

Basha: Kodi Zgjedhor nuk i zgjidh problemet e zgjedhjeve

23:08, 15/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur mbrëmjen e sotme se zgjidhja përfundimtare nuk janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

‘Kërkohet një zgjidhje politike fondamentale’, është shprehur Basha.

Pjesë nga intervista e Lulzim Bashës me Sonila Meçon:

Meço: Në këtë moment kur opozita ka bërë denoncimet e saj, ka një frikëzim të shoqërisë prej propagandës dhe kur kërkohet zgjidhja, cila është nga opozita?

Basha: Opozima mund dhe do të propozojë vetëm zgjidhje politike. Dhe zgjidhja politike është ajo për tju rikthyer sovranit, për të legjitimuar një parlament dhe përmes tij një qeveri e cila u shqrben interesave të qytetarëve. Pra largimi i këtij kryeministri, një qeveri tranzitore e cila përgatit reformat kyçe zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe jep shanset maksimale për të hapur negociatat me BE, dhe menjëherë pas kësaj kalimin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Meço: Unë e kuptoj shumë mirë qeverinë tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme. Ka kaluar afati i komisionit të refomës zgjedhore, por ju z Basha a jeni i gatshëm të investoheni për ta ndryshuar njëherë e mirë këtë?

Basha: Edhe kjo është mbuluar me propagandë. Cila janë problemet kryesore të zgjedhjes së shqiptarëve?! Është shitblerja e votës, është përdorimi i policisë, është përdorimi i shtetit, është pabarazia në media, është përdorimi i kriminelëve. Cili nga këto probleme i zgjidh Kodi Zgjedhor?!

Meço: Do të na e japësh ne të drejtën të zgjedhim?! Unë si Sonilë dua ta zgjedh vetë përfaqësuesin në parlament…

Basha: Të gjitha këto, me legjislacionin shqiptar janë krime dhe këto krime janë konsumuar dhe disa prej tyre janë kapur. Sa folëm për dosjen 339. Çfarë ka ndodhur?! Asgjë. Sepse drejtësia është e paralizuar, sepse prokuroria është e kapur politikisht. Prandaj po themi që kërkohet një zgjidhje politike. Në një vend normal me drejtësi normale do ti kishte ushtruar presion qeverisjes, legjislativit, ekzekutivit për këto çështje. Një politikan i kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për vota sot do të ishte të paktën para drejtësisë, në mos në burg. Prandaj kërkohet një zgjidhje politike fondamentale.

Meço: Kjo qeveri tranzicioni do ta vërë si prioritet të saj edhe reformën zgjedhore?

Basha: Jo vetëm kaq por po them që pa një zgjidhje politike çdo reformë në letër është e destinuar të prodhojë një skenar të ngjashëm si ai që pamë në vitin 2017, në 2015, dhe në vitin 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber16/01/2019 03:31

Pa reforme zgjedhore Demokratet jane të detyruar të votojne për Asllan Dogjanin para Visar Zhitit, Djalit të Fariut para Halim Kosovës, Vangjel Dules para Fatos Bejës. Demokratet nuk duan deputetet e Henri Çilit. Jooooo Vazhdo me kete kokefortesi dhe varrose edhe atë PD qe ka ngelur që shqiptarët të mbledhin mendjen njehere e mirë. Pazaret e Fari Balliut të kane bërë çorap i Erion Veliajt e tampon i Monës. Vazhdo se do marresh vleresimin që meriton. Demokracia ka vdekur me kohe por ti me kete politike sorosiane po shpejton varrosjen e Shqipërisë. Go to hell Lul Basha

Shto koment

Denonco