Marshimi i paqes/ Politika është mision

Marshimi i paqes/ Politika është mision

22:08, 13/01/2019
A+ Aa A-

Nga Edlira Xherri

Qendra e Bashkëpunimit Ndër Fetar Elbasan ka zhvilluar këtë të shtunë Marshimin e Paqes 2019, nën moton “POLITIKA është MISIION, Përdoreni në dobi të Popullit!

Ashtu siç është kthyer traditë zhvillimi i këtij marshimi zhvillohet për të përcjellë sa më shumë paqe.  Marshim i Paqes e Solidaritetit Ndërkomunitar të fillimvitit bëhet për të shprehur bashkëpunimin dhe angazhimin e komuniteteve fetare në rritjen e përgjegjshmërisë për mbarvajtjen e jetes në shoqeri duke ndikuar në rritjen e shpresës dhe motivimit tek të gjithë ne.

Kryetari i QBNFE Dr. Arben Ramkaj në hapjen e këtij marshmi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të ofruar paqe tëk populli. Z.Ramkaj  ftoi të gjithë të shërbejnë me përkushtim e ndershmëri. Ndërsa Kordinatori i QBNFE  Sokol Lulgjuraj shpjegoi më me detaje synimet e këtij marshimi të kthyer tashmë ne traditë.

Ndërkohë që Zv.Rektori i Universitetit A.Xhuvani Peçi Naqellari  shprehu gadishmërinë e këtij universiteti dhe bashkëpunimin për të ofruar shërbime konkrete që ofrojnë paqen.

Ndërkohë nënkryetari i bashkisë Elbasan Ervin Saraci u ndal së tepërmi tek ofrimi i një shërbimi të rregullt për të gjithë popullin.sipas Z.Saraçi bashkia ka në prioritetin e vet ofromin e paqes dhe shërbimin e drejtë për të gjthë.

Marshimi i paqes nisi në sheshin “Elbasan Arena” dhe vijoj me ndalesa. ndalesa e parë u bë tek busti “Kozma Naska” ku u mbajt fjalimi mbi “Fenë si misionare e palodhur për Komunitetin” ku Giovani Peragine u ndal më së shumti tek ajo çka duhet të bëj realisht feja për një komb.

Ndërsa Ened Llapushi, drejtuesi i Kryqit të Kuq elbasan foli mbi temën “Kryqi i kuq, model përkushtimi për popullin.

Ndalesa e dytë ishte tek busti “Kostandin Kristoforidhi”  ku myftiu i elbasanit Agim Duka i cili tha se feja është misionare dhe shëmbullore për politikën. Ndërsa mitropoliti Andoni  foli mbi temën “Besimi si vlerë  për të motivuar politikën. Bukurosh Stafa nga Këshilli i Qarkut Elbasan ndër të tjera  theksoi se këshilli i qarkut punon me përgjegjshmëri gjithpërfshirëse.

Ndalesa e fundit ishte tek busti “Aqif Pasha” ku Klevis Xhoxhi nënkryetar i Bashikisë Elbasan, Baba Faik Selmani dhe pastori Ilirjan Gjoni shprëhën gadishmërinë e tyre për të ofruar çdo shërbim në paqe. Pjesmarrësit në marshimin e paqes ishin të shumtë dhe të gjithë me pankarta theksonin rëndësinë sesi politika, shërbimet dhe feja mund të bashkëpunojnë të gjithë bashkë për të ofruar çdo gje në mënyrë konkrete për të gjithë.

Në mbyllje të marshimit fjalen e mori Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri,Arkipeshkvi George Frendo i cili vlersoi marshimin dhe frymen e tij solidare duke u kujtuar politikaneve përgjegjësinë që kanë për popullin.

      

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    .14/01/2019 07:00

    Shqiperia eshte e kapur politikisht koke e kembe nga te tjeret. Rrota k.... si nuk mesuat njehere, ne neve na e nxit jeten perfundinishte

    Shto koment

    Denonco