VIDEO/ Studentët për Syri.net: Nuk do ndalemi pa na u plotësuar kërkesat! Nesër të gjithë studentët do të ngujohen

VIDEO/ Studentët për Syri.net: Nuk do ndalemi pa na u plotësuar kërkesat! Nesër të gjithë studentët do të ngujohen

21:15, 13/01/2019
A+ Aa A-

Studentët janë shprehur të vendosur ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre. në një prononcim për gazetarin e Syri.net, Ermal Rizaj, një prej studenteve të ekonomikut është shprehur se studentët nuk do të ndalen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që ata i kanë parashtruar kryeministrit.

Ajo tha se pa u plotësuar kërkesat nuk do të ketë mësim.

‘E kemi kërkuar edhe më parë prandaj u kemi bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë pro nesh në këtë kauzë që ne kemi. Kemi vendosur që të mos ndalemi deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat tona. Nuk do të ketë mësim sepse ne nuk do të shkelim mbi veten tonë. Studentët janë të vendosur dhe si rrallëherë ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne kërkojmë plotësimin e kërkesave këtu po bëhet më keq, ata nuk na lejojnë ushqimin, nuk na lejojnë ngrohjen, si mund të ndalet protesta. Nesër në orën 7:00 të mëngjesit ftojmë të gjithë studentët dhe të gjithë shqiptarët të na bashkohen’, u shpreh studentja.

Ndërkohë që një tjetër student i cili studionte tek Fakulteti Filologjik, por që mbrëmjen e sotme u ishte bashkuar shokëve të tij të ekonomikut, tha se nga nesër edhe fakulteti ku ai studion do ti bashkohet ekonomikut me ngujim.

Ai tha se studentët nuk e njohin Rektoratin, pasi deri më tani ky institucion i ka dhunuar dhe u ka shkelur të drejtat..

‘Si komshinj që jemi me ekonomikun i jam bashkuar protestës dhe ngujimit të ekonomikut, unë jam student i Filologjikut. Nesër edhe ne do ti bashkohemi ekonomikut dhe do të ngujohemi. Ne jemi pro bojkotit. Unë nuk e njoh rektoratin, për sa kohë që më dhunon dhe më shkel të drejtat’, theksoi studenti. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco