Presidenti Ilir Meta ka vendosur ti përgjigjet kërcënimeve të Edi Ramës se ‘Gjykata e re Kushtetuese do të përcaktojë rolin e presidentit’.
Por këtë herë, presidenti Meta nuk i është përgjigjur vetë drejtpërdrejt, por me anë të zëdhënësit të institucionit Tedi Blushi.
‘Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash.
Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtësi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!’, shkruan Tedi Blushi në Facebook.
© SYRI.net