Tym e flakë, banorët e ‘Astir’-it ‘i vënë flakën’ Unazës së Re

Tym e flakë, banorët e ‘Astir’-it ‘i vënë flakën’ Unazës së Re

17:32, 02/01/2019
A+ Aa A-

Banorët e “Astir”-it kanë vijuar sërish sot protestën e tyre në ditën  e 60-të të saj. Ata kanë zgjedhur të protestojnë me djegie gomash mbrëmjen e sotme. Ata shprehen të vendosur në kauzën e tyre, ndërsa sot u kanë vënë flakëve disa gomave duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Po ashtu si ditët e tjera, banorët në kor brohorasin kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Si çdo pasdite ata bllokuan rrugën tek Unaza e Re, duke kërkuar anulimin e projektit për Unazën e Madhe. Banorët që tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesës apo biznesit të prekur nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Zona u mbulua nga tymi dhe flaka nga djegia e gomave teksa në mbështetje të tyre ishin dhe deputetë të Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Githbo02/01/2019 18:55

Sensibilizimin e bene. Po paten b..., te bllokojne ramen ne kryeminstri. Kane 2 muaj qe na zejne rrugen perdite tu e dit mire qe skane per te ndryshuar gje.

Shto koment

Denonco